Presidenti Rumen Radev i dërgoi një letër ngushëllimi homologut të tij turk, presidentit Rexhep Erdogan, për viktimat njerëzore dhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti i rëndë që ra në Turqinë Jugore.
“Edhe herët në mëngjes, drejtori i zjarrfikësve hyri në komunikim me kolegët e tij turq dhe nga Sofja u dërguan 68 punonjës dhe 20 njësi pajisje të zjarrfikësve dhe 15 persona dhe 2 njësi të pajisjeve të mbrojtjes civile. Ajo që kërkuan nga pala turke iu dha atyre”, tha ministri i brendshëm në detyrë Ivan Demerxhiev. Nga Kryqi i Kuq Bullgar do të nisen edhe 5 qen dhe 2 makineri. Do të dërgohen tenda dhe çdo ndihmë tjetër që do të na kërkojnë, shtoi Demerxhiev.
Akademia Mjekësore Ushtarake po dërgon edhe ekipin e saj ndihmës në Turqi, njoftoi ushtruesi i detyrës së ministrit të mbrojtjes Dimitër Stojanov. Ai sqaroi se avionët bullgarë me ndihmën do të ulen në aeroportin e Adanas. Ambasadori bullgar shkoi në rajon për t’u takuar ekipet bullgare.
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy gjuajtësit e parë priten në fund të marsit, 3 të ardhshëm në mes të vitit dhe 3 në fund të shtatorit...
Për herë të parë, Chef's Food Park do të mbahet në Stara Zagora si pjesë e edicionit të tretë të Forumit Kombëtar të Kuzhinës " Chef's Secrets - Evolucioni i Shijes" 2025, transmeton BTA. Gjatë fundjavave, 8 dhe 9 shkurt, qyteti nën pemët e blirit, siç..
Për të 13-tin vit radhazi, prodhuesit e verës nga rajoni i Mellnikut do të prezantojnë më të mirën e prodhimit të tyre në Festivalin e Verës së Mellnikut “Rrushi i Artë”, transmeton BTA. Festivali tradicional i verës do të mbahet në Mellnik më 8 dhe 9..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..