Përfaqësimi Kombëtar i Këshillave Studentorë në shkollat e larta të Bullgarisë organizon një fushatë për të ndihmuar të dëmtuarit e tërmeteve në Turqi dhe Siri, njoftoi BTA. Nisma e këshillave studentorë është mbledhja e rrobave dhe këpucëve të ngrohta për fëmijë, gra dhe burra, të gjitha llojet e materialeve të domosdoshme, çanta gjumi, batanije dhe çarçafë, materiale higjienike.
Pikat në Shtëpinë Kombëtare të studentëve dhe në Universitetin e Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore do të pranojnë donacione sot deri në mesditë, pas së cilës do të transportohen direkt në zonat e prekura dhe do t’u shpërndahen atyre në nevojë. Studentët u bëjnë thirrje atyre që dëshirojnë të mbështesin financiarisht të dëmtuarit dhe të dhurojnë mjete përmes Kryqit të Kuq të Bullgarisë dhe me SMS në numrin 1466 për të gjithë operatorët celularë.
Deri më tani në llogarinë bankare të hapur nga Kryqi i Kuq i Bullgarisë në ndihmë të të lënduarve nga tërmeti në Turqi dhe Siri u depozituan afro 400 000 euro dhe mjetet nga SMS-të e dërguara kaluar 125 000 euro.
Ish-komisionerja bullgare evropiane Maria Gabriel mund të bëhet zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s. Informacioni për kandidaturën është konfirmuar nga Sofja dhe Brukseli, raporton BGNES. Sipas mediave bullgare, Gabrieli ka përvojë..
Ditën e mërkurë do të mbajë mot me diell me erë të dobët deri mesatare veriore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 20°, në Sofje 13°. Maksimumi do të jetë nga 29 në 34°, në kryeqytet 30°. Do të jetë me diell përgjatë..
Komisioni Parlamentar i Mbrojtjes ka dhënë dritën jeshile për blerjen e sistemit gjerman të mbrojtjes ajrore IRIS-T SLM. Vendimi u mbështet në lexim të parë me 10 vota "pro" dhe tre "abstenime". Bullgaria synon të blejë një IRIS-T SLM për një vlerë..
Natën do të jetë e kthjellët, ndërsa të shtunën do të mbahet mot me diell. Gjatë natës do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi..
Besimi i konsumatorëve u rrit në korrik me 5.6 pikë, sipas një sondazhi të Institutit Kombëtar të Statistikave. Sipas vlerësimit të përdoruesve, situata..
Me rastin e festës së Forcave Detare, Muzeu Detar Ushtarak në qytetin Varna mirëpret vizitorët me ekspozitën “Ritualet dhe Traditat Detare”. Ekspozita..