Përjetimet pas tërmeteve shkatërruese në Turqi lanë mbresa të thella në psikikën e shpëtimtarëve nga Shërbimi i Shpëtimit Malor pranë Kryqit të Kuq të Bullgarisë. Fillimisht ata bënin punime të shpëtimit në Adana, ku shkatërrimi nuk ishte aq i madh, por ata e cilësuan atë që panë në Antakia si një apokalips. Para BNT-së, Krasen Georgiev, shef i ekipit të Shërbimit të Shpëtimit Malor në Turqi, tregoi përjetimet dhe tha se ekipi bullgar nga shërbimi malor është mirë, si dhe qentë. “Ne ia dolëm falë punës ekipore – theksoi Georgiev dhe shtoi se duhet të punojnë me psikologë, sepse gjërat që panë dhe përjetuan lënë përshtypje të thellë dhe kjo duhet të zbutet.
“Ndjej kënaqësi për atë që bëmë, por edhe dhembshuri ndaj turqve – shtoi ai. - Ne dimë për gjashtë persona të shpëtuar nga bullgarët, mund të jenë 7, mund të jenë shumë më tepër, sepse teknologjia e kërkimit është e tillë që ne nuk kemi informacion të mjaftueshëm”, shtoi Emill Neshev, drejtor i Shërbimit të Shpëtimit Malor pranë Kryqit të Kuq të Bullgarisë.
Ndërkohë sot nga rrënojat në Kahramanmarash u shpëtuan edhe dy persona të tjerë, njëri prej tyre 17-vjeçar.
Të dëmtuarit kanë nevojë për ndihmë mjekësore dhe strehim. Kërkohen rroba të ngrohta, batanije dhe pajisje për ngrohje. Një ekip mjekësor bullgar është gati të niset për në Turqi, por ende nuk dihet se kur do të shkojnë për të ndihmuar të dëmtuarit. Pritet që pala turke të tregojë vendndodhjen ku do të dërgohen vullnetarët, si dhe të krijojë një organizatë në terren, tha për BNR zëvendësministrja e shëndetësisë Katja Ivkova. Janë rreth 50 mjekë që shprehën dëshirën për të ndihmuar, mes tyre ka edhe studentë të mjekësisë.
Sipas të dhënave të fundit, numri i viktimave të tërmeteve në Turqi dhe Siri i kaloi 37 500 veta, ndërsa rastet e të shpëtuarve nga rrënojat janë të vetme. Në Sirinë Veriperëndimore, viktimat kaluan tashmë 2200 persona dhe të plagosurit janë më shumë se 12 000. Në të dy anët e kufirit midis Sirisë dhe Turqisë, të mbijetuarit janë të ekspozuar ndaj kushteve të vështira të dimrit. E gjithë ndihma humanitare për zonat e kontrolluara nga rebelët në Sirinë Veriperëndimore, e cila u dërgua nga Turqia përmes vetëm një pikë-kalimi kufitar, tani do të jetë në gjendje të kalojë përmes dy pikave të tjera kufitare pasi presidenti sirian Bashar al-Assad dha lejen për hapjen e tyre.
Asambleja Kombëtare ratifikoi një Memorandum Mirëkuptimi midis Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Bullgarisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Rumanisë për krijimin e një Shtabi të komandës së një komponenti rajonal të operacioneve..
Një kontratë ndërkombëtare për blerjen e municioneve për makineritë “Stryker” u ratifikua në Asamblenë Kombëtare, njoftoi BTA. Kontrata e qeverisë amerikane, me një vlerë totale prej 64 880 655 dollarë pa TVSH, u mbështet me një votim 125 “pro” dhe..
Më shumë se 150 zjarrfikës po vazhdojnë betejën me zjarrin në pjesën perëndimore të malit Sllavjanka. Disa vatra u aktivizuan në territorin grek dhe arritën të hynin në një pyll me plantacione dëllinjash në territorin bullgar. Për të parandaluar..
Natën do të jetë e kthjellët, ndërsa të shtunën do të mbahet mot me diell. Gjatë natës do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi..
Besimi i konsumatorëve u rrit në korrik me 5.6 pikë, sipas një sondazhi të Institutit Kombëtar të Statistikave. Sipas vlerësimit të përdoruesve, situata..
Me rastin e festës së Forcave Detare, Muzeu Detar Ushtarak në qytetin Varna mirëpret vizitorët me ekspozitën “Ritualet dhe Traditat Detare”. Ekspozita..