Në orën 09:45 fiks me orën bullgare, më 15 shkurt, programet e Radios Kombëtare Bullgare do të transmetojnë në valët kombëtare dhe rajonale këngën “Njerëzit ndihmojnë njerëzit” e interpretuar nga këngëtarja e re britanike Birdy. Në këtë mënyrë radioja publike në vendin tonë mbështet nismën e Radiotelevizionit Publik Holandez NPO, për solidaritet me të dëmtuarit e tërmeteve shkatërruese që goditën Turqinë dhe Sirinë.
“Radioja prek emocionet tona dhe muzika është një gjuhë universale. Kjo tragjedi kërkon që të jemi të bashkuar, të ndërtojmë ura dhe të bashkojmë forcat për të ndihmuar dhe për të shprehur mbështetjen tonë” - theksoi drejtori i radios holandeze NPO 3FM Menno de Boer.
Numri i viktimave të tërmeteve në Turqi dhe Siri kaloi 37 500 veta, dhe dhjetëra mijëra të tjerë humbën të dashurit e tyre, shtëpinë, shpresën... Në përjetësinë mes tronditjes dhe dëshpërimit, shpresa e vetme është te ndihma që vjen nga njerëzit - në kohë dhe nga kudo. Prandaj dhe sot radiostacionet evropiane do të transmetojnë këngën “Njerëzit ndihmojnë njerëzit” në interpretim të këngëtares 26-vjeçare britanike Birdy, fituese e çmimit “Këngëtarja e Vitit” të Çmimeve të Muzikës Pop 2022. Kënga “Njerëzit ndihmojnë njerëzit” është një këngë e grupit britanik Cherry Ghost nga viti 2007. Birdy bri një version të saj në vitin 2011. Videoja monokrome e këngës ka mbi 193 milionë shikime në Youtube.
Redaktor: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në rubrikën e tij të fundit digjitale "Ndërtesat tregojnë", Muzeu Historik Rajonal - Sofje paraqet historitë e ndërtesave emblematike në qendër të Sofjes, si dhe të njerëzve që dikur kanë jetuar në to. Nisma me video materiale është pjesë e projektit..
Me mbështetjen financiare të shtetit bullgar dhe në kuadër të një projekti të realizuar nga shoqata "Bullgarët në Shqipëri", fëmijëve nga Gora dhe Golloborda iu dorëzuan dhurata për festat e fundvitit. Në këto dy rajone jeton një pjesë e madhe e pakicës..
Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të fëmijëve me sëmundje dhe gjendje të rëndë kronike. Shuma e mbledhur pas shfaqjes bamirëse të mbajtur..