Shumica e ekipeve bullgare të shpëtimit janë kthyer tashmë nga Turqia. Për momentin po kthehen edhe 80 persona të tjerë dhe ka ende 4 mjekë ushtarakë, tha për BNR kryekomisari Aleksandër Xhartov - drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme "Siguria nga zjarri dhe mbrojtja e popullsisë". Ai raportoi se Bullgaria ishte një nga vendet më aktive që dërgoi ekipe pas tërmetit shkatërrues. Sipas tij, në këtë fazë nuk parashikohet dërgim i ri i njerëzve. Sipas Xhartov, dërgimi i shpëtimtarëve në Siri është jashtëzakonisht i ndërlikuar. Rreziku është shumë i lartë. Po punohet për ofrimin e ndihmës humanitare. Dërgesa është gati dhe, nëse është e mundur, do të niset me Spartan sot.
"Ne po ofrojmë ndihmë humanitare për Turqinë. Presim që sot të fillojë ngarkimi i kësaj ndihme. Ajo përfshin tenda për rreth 800 persona, bashkë me pajisje ngrohëse. Ka batanije, komplete gjumi", shtoi Xhartov.
Numri i viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri kaloi 41 200 persona. Të vdekurit në Turqi tani për tani janë 35 400 veta. Shumë njerëz në zonat e prekura po largohen nga shtëpitë e tyre. Shumica e kërkimeve tashmë kanë përfunduar dhe prishja e ndërtesave dhe pastrimi i rrënojave ka filluar, por në disa vende shpëtimtarët po e vazhdojnë punën.Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e përshpejtuar të korridorit të transportit nr. 8. Ministrat patën një takim dypalësh në kuadër të takimit..
Erëra me shpejtësi deri në 120 km/h kanë shkaktuar dëme në qytetin më të madh veriperëndimor të Vracës. Ka pasur dhjetëra raportime për degë dhe pemë të rëna në makina dhe rrugë, pajisje të dëmtuara dhe kabllo të thyera. Ndërprerje të pjesshme të energjisë..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e..