Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Vallja e Iskërit" – vallja e parë e Diko Ilievit

Më 15 shkurt 2023 u mbushën 125 vjet nga lindja e tij

Maestro Diko Iliev në një takim me një orkestër ushtarake
Foto: dikoiliev.com

Kompozitor, dirigjent, talent i madh, dukuri unike në kulturën bullgare, Diko Iliev është autor i dhjetëra valleve, manualeve, por edhe valseve, marsheve dhe veprave të tjera për orkestër frymore. Prej dekadash, bullgarët nisin Vitin e Ri duke hedhur "Vallen e Danubit".

Dashuria e Diko Ilievit për muzikën i detyrohet muzikës folklorike nga Bullgaria e Veriut, e cila ishte e pranishme me bollëk në fëmijërinë e tij. Nuk kishte asnjë gëzim popullor në vendlindjen e tij pa praninë emuzikës frymore. Vetë Diko më vonë studioi në shkollën e Orkestrës Ushtarake për Muzikë Frymore të qytetit të Orhanie (sot Botevgrad, Bullgaria Perëndimore) dhe në moshën 14 vjeçare u nis në rrugët e luftës duke marrë pjesë në Ushtrinë e Parë Bullgare.

Në vitin 1917, gjatë Luftës së Parë Botërore, në llogore, Diko kompozoi vallen e tij të parë – të ashtuquajturën "Vallja e Iskërit" Regjistrimi që ju ofrojmë është nga fondi i BNR-së, ndërsa performanca është e Orkestrës Frymore të Shkollës së Lartë Ushtarake të Transportit "Todor Kableshkov", Sofje. Dirigjenti është Diko Iliev.

Më shumë për jetën dhe veprën e Diko Ilievit mund të mësoni në publikimin nga arkivi i Radio Bullgarisë: Një kujtim për Diko Ilievin”.

Përpiloi: Krasimir Martinov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Më 11 maj, kisha nderon vëllezërit e shenjtë Kiril dhe Metodi

Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e vëllezërve të shenjtë dhe mbrojtësve të Evropës Kirili dhe Metodi , krijuesit e prototipit të alfabetit bullgar - alfabetit glagolik . Njoftimet e para me shkrim në literaturën tonë të..

botuar më 24-05-11 7.10.PD

Qytetet Perushtica dhe Bjalla Çerkva shënojnë përvjetorin e Kryengritjes së Prillit të vitit 1876

Nënpresidentja Ilijana Jotova iu bashkua procesionit, i cili nderoi kujtimin e luftëtarëve të lirisë nga Perushica me rastin e 148 vjetorit të Kryengritjes së Prillit. Procesioni përfundoi në kishën “Shën Kryeengjëlli Mihaill”. Në fjalinë e rastit..

botuar më 24-05-10 12.18.MD

Fillon Java e Ndritshme

Në ditën e dytë pas Pashkëve, fillon Java e Ndritshme - e quajtur kështu sepse Ringjallja e Jezu Krishtit simbolizon ndriçimin. Në të, Kisha Ortodokse lavdëron Apostujt e Shenjtë dhe Nënën e Shenjtë të Zotit. Këto shtatë ditë sjellin ndriçim dhe..

botuar më 24-05-06 10.42.PD