Vullnetarët bullgarë që shkuan për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit pas tërmeteve në Turqi morën pjesë në gjetjen dhe shpëtimin e 31 të dëmtuarve, njofton BTA. Edhe pse ishin të pajisur keq, me shpenzimet e tyre dhe me fonde të siguruara nga donatorët, 47 burra dhe gra nga "Shoqata Kombëtare e Vullnetarëve në Bullgari" u bashkuan pa u lodhur në kërkimin e të mbijetuarve. Ata shprehën mirënjohjen e tyre për të gjithë donatorët, si dhe për ndihmën e dhënë atyre në Turqi nga banorët dhe autoritetet vendase. Donacionet e mbledhura janë afërsisht 84 000 leva (41 000 euro), ndërsa shpenzimet e raportuara deri më tani janë nën 22 000 leva (11 000 euro). Sipas të gjitha gjasave, mjetet e pashpenzuara nga donacionet do të investohen në krijimin e një moduli të shpëtimit dhe blerjen e pajisjeve. Vullnetarët tanë kanë dëshirë që të krijojnë një modul me njerëz të përgatitur që do të kenë pajisjet për t’iu përgjigjur fatkeqësive në shkallë të gjerë në vendin tonë dhe jashtë saj.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..