Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ka një propozim që aeroporti ndërkombëtar në Sofje të marrë emrin Levski

Foto: архив

Kryetari i Akademisë Bullgare të Shkencave Julian Revallski propozon që aeroporti ndërkombëtar në Sofje të marrë emrin e Vasill Levskit. Ai i dërgoi një letër kryeministrit në detyrë Gëllëb Donev me idenë që Këshilli i Ministrave të shqyrtojë propozimin, njoftoi Akademia Bullgare e Shkencave.

Rasti është pikërisht përkujtimi i 150-vjetorit të vdekjes së Apostullit të Lirisë Vasill Levski - një nga personalitetet më të ndritura në historinë tonë kombëtare.

“Nëpërmjet këtij gjesti ne të gjithë do të shprehim respektin tonë të madh për heroin kombëtar të Bullgarisë, i cili ka kontribuar pa masë në ringjalljen e shpirtit bullgar dhe në çlirimin e Atdheut tonë. Përveçse ishte një person kozmopolit, Apostulli ishte edhe një nga donatorët në themelimin e Shoqërisë Letrare Bullgare në vitin 1869, pasardhës i së cilës është edhe Akademia Bullgare e Shkencave”, thuhet në letrën e Akademik Revallskit. Për herë të parë ky propozim u bë në vitin 2017. Më pas mori mbështetjen e një grupi të madh njerëzish, por nuk u vu në zbatim.

Aeroporti Ndërkombëtar i Sofjes (SOF/LBSF) është aeroporti më i madh dhe më i ngarkuar në Bullgari. Ndodhet rreth 10 km në lindje të qendrës së kryeqytetit. Mbi 35 linja ajrore kryejnë fluturime të rregullta pasagjerësh ose mallrash, si dhe programe turistike sezonale për në Sofje dhe nga Sofja.

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: arkiv, sofia-airport.eu



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

U mbyll me sukses java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare në Tiranë

Java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës u mbyll me sukses. Ajo ishte mjaft e pasur në përmbjatje.  Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë Gjatë..

botuar më 24-07-09 2.05.MD
Dr. Asja Konsullova

Bullgaria i bashkohet një rrjeti evropian për trajtimin e kancerit

Bullgaria i bashkohet konsorciumit evropian të qendrave kombëtare për trajtimin e kancerit. Para BNR-së, dr. Asja Konsullova theksoi se për këtë është punuar për shumë vite, “sepse pacienti bullgar meriton të trajtohet në një qendër kanceri dhe në..

botuar më 24-07-08 5.03.MD

Bullgarët janë të vetëdijshëm për ndryshimet klimatike, por jo për mënyrat për ta parandaluar atë

Bullgarët janë të vetëdijshëm për shkaqet dhe pasojat e ndryshimeve klimatike. Por ata janë të painformuar për kundërmasat. Këtë e tregojnë të dhënat për vendin, nga sondazhi i fundit i 6-të radhazi i klimës i Bankës Evropiane të Investimeve...

botuar më 24-07-08 10.06.PD