Krerët e vendeve të grupit të vendeve të ish-Bllokut Lindor (Bullgaria, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Lituania, Letonia, Polonia, Rumania dhe Sllovakia) do të bisedojnë sot në Varshavë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden. Themeluar në vitin 2015 organizata Bukuresht-9 përfshin të gjitha vendet nga krahu lindor i NATO-s që i janë bashkuar aleancës perëndimore. Shumica e tyre janë ndër vendet që mbështesin më fort dhënien e ndihmës ushtarake për Ukrainën, disa prej tyre bëjnë thirrje gjithashtu për dërgimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore. Në takim, Biden pritet t'u konfirmojë liderëve të nëntë vendeve se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur sigurinë e tyre dhe për të diskutuar me ta për veprimet e ardhshme të përbashkëta në lidhje me Ukrainën.
Ndërkohë, doli se Rusia po pezullonte marrëveshjet sipas traktatit të ri START për Reduktimin e Armëve Bërthamore me Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar shqetësim tek aleatët e Aleancës. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg paralajmëroi se vendimi i Rusisë po e bën botën një vend më të rrezikshëm dhe i kërkoi Moskës ta rishqyrtojë këtë vendim. Traktati i ri kufizonte numrin e kokave strategjike bërthamore që Shtetet e Bashkuara dhe Rusia mund të vendosnin, si dhe vendosjen e raketave dhe bombarduesve të lëshuar nga sipërfaqja dhe uji. Duke i dhënë fund kësaj marrëveshjeje, Kremlini paralajmëroi se mund të rifillojë testet bërthamore nëse SHBA-ja e bën këtë fillimisht. Si një argument për vendimin e Rusisë, presidenti Vladimir Putin vuri në dukje se NATO ka më shumë se një forcë bërthamore dhe ato janë të drejtuara kundër palës ruse. Putin theksoi gjithashtu se Perëndimi ka shpenzuar 150 miliardë dollarë për ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe se ky fluks fondesh nuk po zvogëlohet, me synimin për të eliminuar Rusinë përgjithmonë.Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..