Më 23 shkurt, mbushen 200 vjet nga lindja e rilindësit, mësues, shkrimtar dhe personalitet të madh publik Najden Gerov. Ky rilindës bullgar ishte ndër mbrojtësit më të zellshëm të traditave, kulturës dhe gjuhës bullgare në Plovdiv dhe diplomati i parë bullgar për 20 vjet - duke shërbyer si zëvendës konsull rus në Plovdiv nga viti 1857 deri në vitin 1877. Gjatë Luftës së Krimesë (1853-1856), ai mbështeti Lëvizjen Nacionalçlirimtare dhe zhvilloi veprën arsimore. Në cilësinë e zëvendës konsullit në Plovdiv nga viti 1857, ai zhvilloi një veprimtari të gjerë publike dhe gjatë Kryengritjes së Prillit të vitit 1876, si punonjës në Ambasadën ruse në Kostandinopojë, mbështeti luftërat bullgare për liri kombëtare. Gjatë Luftës Çlirimtare Ruso-Turke në vitet 1877-1878, ai u dërgua me shërbim në shtabin e ushtrisë ruse, pas së cilës u emërua guvernator i qytetit të parë të çliruar Svishtov. Pas Çlirimit, Najden Gerov u tërhoq nga politika dhe u vendos në Plovdiv për t’iu përkushtuar edukimit të popullit bullgar. Ai është bullgari i parë që arriti të krijojë një fjalor shumëvëllimësh të gjuhës bullgare me 70 620 fjalë, 10 000 fjalë të urta, 5976 fragmente nga këngët popullore, 4300 idioma dhe shprehje.
U nda nga jeta më 9 tetor 1900, duke lënë pas një korrespondencë të pasur që zbulon momente të rëndësishme të jetës politike dhe kulturore dhe arsimit gjatë Rilindjes.
E lindur me shpirtin e një udhëtari, Elena Koleva dëshironte që e vogël të njihej me tokat ekzotike dhe bukuritë jo shumë të njohura bullgare. Ishte vetëm katër vjeç, kur mësoi të lexonte. Në atë kohë gjen rastësisht një libër të quajtur "Atlasi i..
Bianka Bel l ova njihet si një nga shkrimtaret bashkëkohore çeke më të suksesshme dhe më të lexuara, ndërsa ajo vetë është krenare për origjinën e saj bullgare dhe thotë se çdo lexues do të zbulojë një copëz bullgare në romanet e saj...
Në mëngjesin e ftohtë të dimrit, dielli pikturon një pyll të stilizuar, duke shpërbërë errësirën e natës dhe bardhësinë e borës në tone delikate. "Përralla e Veriut" është një pikturë e Neli Nenkov ës - një artiste bullgare që jeton në Kanada. Puna..