Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 25 shkurtin

Temperaturat e ditës po rriten sërish

Foto: ЕPA/BGNES

Gjatë natës vranësirat do të zvogëlohen dhe në pjesën më të madhe të vendit do të mbizotërojë mot i kthjellët. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2° dhe 7°, në Sofje rreth 3°.

Të shtunën, 25 shkurt, vranësirat do të rriten sërish mbi Bullgarinë Perëndimore. Do të ketë reshje shiu vende-vende në rajonet veriperëndimore. Në pjesën tjetër të vendit do të mbajë mot me vranësira të pjesshme. Në Bullgarinë Lindore dhe në veri të maleve do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e fortë nga jugperëndimi. Temperaturat e ditës do të rriten dhe maksimumi do të jetë ndërmjet 15° dhe 20°, në Sofje rreth 16°.

Në male vranësira do të jetë kryesisht e konsiderueshme, vende-vende mbi 1800 metra do të bjerë borë e dobët. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e fortë nga drejtimi perëndimor-jugperëndimor. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 10°, në 2000 metra - rreth 3°.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qeveria e përkohshme u betua

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Popullor, anëtarët e Këshillit zyrtar të Ministrave, të emëruar me dekret të presidentit Rumen Radev, së bashku me kryeministrin Dimitër Gllavçev, bënë betimin para deputetëve të popullit. Në prani të..

botuar më 24-08-27 12.31.MD

Vazhdon shuarja e zjarreve në vend

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shuar 170 zjarre, njofton në faqen e saj Drejtoria e Përgjithshme “Siguria nga zjarri dhe mbrojtja e popullsisë”. Zjarrfikës dhe vullnetarë marrin pjesë në kontrollin e zjarrit në malin Viskjar, pranë fshatit..

botuar më 24-08-27 11.14.PD

Parashikimi i motit për 27 gushtin

Të martën deri në mesditë në shumicën e zonave do të mbizotërojë mot me diell. Pas mesditës do të ketë rritje më të ndjeshme të vranësirave në zonat veriore dhe lindore të vendit. Në disa vende, kryesisht në Bullgarinë Verilindore do të ketë..

botuar më 24-08-26 7.35.MD