Pavarësisht kushteve të këqija të motit dhe reshjeve të vazhdueshme të borës, atleti ynë kombëtar Allbert Popov u rendit i treti në sllallomin e Kupës Botërore të Skive Alpine në qendrën dimërore amerikane Palisades Tahoe.
Pas legjendës Petër Popangellov, i cili garoi me sllalomistin më të mirë të të gjitha kohërave Jan Ingemar Stenmark në vitet '80, 39 vjet më vonë Allbert Popov arriti kohën më të mirë në manshin e dytë (54:06 sek.) pasi u rendit i 25-ti në atë të parë me 53:65 sek.
Norvegjezi Alexander Steen Olsen, kampioni i botës për të rinjtë për vitin 2022, zuri vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm për manshin e parë dhe të dytë me 1:47.47 min (52.84 dhe 54.63 sek), i ndjekur nga bashkatdhetari i tij Timon Haugan, 5 të qindtat e sekondës pas tij. .
Herën e fundit që Bullgaria përfundoi e treta në Kupën e Botës ishte më 16 dhjetor 1984. Atëherë, në Madonna di Campiglio në Itali, Petër Popangellov i Bullgarisë përfundoi i treti në sllallom. Ai është gjithashtu i vetmi garues kombëtar bullgar në disiplinat alpine që u rendit i pari në Kupën e Botës në Lengris (Gjermani) në vitin 1980. Përveç të qenit kampion i shumëfishtë republikan dhe ballkanik, ai është tre herë kampion bote studentor në sllallom – në Spanjë në 1981, në Bullgari në 1983 dhe në Çekosllovaki në 1987.
Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, dhe ish-numri 1 i botës për meshkuj, Novak Gjokoviq, do të përballen në një ndeshje bamirësie. Biletat për ndeshjen, e cila nis në orën 20:00 në sallën Arena Sofia në kryeqytet, janë shitur brenda pak..
Në Olimpiadën e Shahut në Budapest (Hungari) shahistet kombëtare bullgare dhe kampione të Evropës për vitin 2023 fituan ndeshjet e tyre në raundin e parë kundër Zimbabvesë. Të katër përfaqësueset bullgare - Nurgyull Salimova, Viktoria Radeva,..
Grigor Dimitrov do të mbajë një mësim të hapur tenisi për fëmijë nga shkolla të ndryshme në Sofje, disa orë para ndeshjes bamirëse me Novak Xhokoviçin në "Arena Sofja" më 17 shtator. Këtë e konfirmuan nga selia e tenistit më të mirë bullgar...