Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 28 shkurtin

Në ditën e fundit të shkurtit, dimri do të kujtojë veten me reshje shiu dhe bore

Foto: BGNES

Gjatë 24 orëve në vijim do të mbajë mot kryesisht i vranët. Gjatë natës në shumë vende do të ketë reshje shiu, por nga mëngjesi ato do të dobësohen dhe në shumicën e zonave do të ndalojnë. Era do të fryjë nga drejtimi lindor-verilindor, do të fryjë erë e dobët deri mesatare dhe e tillë do të vazhdojë edhe gjatë ditës.

Ditën e martë, 28 shkurt, para mesditës do të ketë reshje të dobëta shiu në vende të izoluara. Rreth dhe pas mesditës nga jugu reshjet do të intensifikohen dhe deri në fund të ditës do të përfshijnë thuajse të gjithë vendin dhe vende-vende në rajonin Rillës dhe Rodopeve do të jenë të konsiderueshme. Temperaturat maksimale do të jenë nga 4°-5° në rajonet verilindore, deri në 15°-16° në rajonet ekstreme jugperëndimore, në Sofje rreth 12°. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3° dhe 8°, në Sofje rreth 4°.

Në zonat malore do të mbajë mot kryesisht i vranët, kryesisht pasdite me reshje bore, në lartësinë nën 1500 metra - me reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare nga jug-jugperëndimi. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 7°, në 2000 metra - rreth 0°.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Liqeni i Pomories mirëpret vizitorët pa pagesë për Ditën Botërore të Ligatinave

Sot, më 1 shkurt, Qendra e Vizitorëve “Liqeni i Pomories” pranon vizitorë falas me rastin e Ditës Botërore të Ligatinave, e cila festohet më 2 shkurt. Kështu ka bërë të ditur Komuna e Pomories. Qendra do të jetë e hapur nga ora 10:00 deri në orën 16:00...

botuar më 25-02-01 5.15.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të mbajë mjegull ose vranësira të ulëta vende-vende në fusha dhe lugina të mbrojtura nga era. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 5°, në Sofje – rreth 1°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Vranësirat do të..

botuar më 25-01-31 7.35.MD

Një kontigjent nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria do të ruajë kufirin bullgaro-turk

Një kontingjent i përbashkët oficerësh nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria do të përforcojnë sigurinë në kufirin bullgaro-turk nga 3 shkurti, njoftoi Ministria e Brendshme. Fillimi i aktivitetit të përbashkët do të shënohet me një ceremoni zyrtare..

botuar më 25-01-31 5.36.MD