Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një minierë e vjetër në qendër të Madanit mirëpret turistët

Foto: evros-smolyan.eu

Madani, i njohur si një qytet minierash, e ka kthyer jetesën e popullsisë vendase në një atraksion turistik falë një muzeu.

Pikërisht 40 vjet pas ndërprerjes së punës, miniera vendase zgjohet për një jetë të re duke kujtuar të kaluarën e afërt në një ekspozitë. Që nga fundi i vitit 2022, të gjithë mund të vizitojnë Muzeun e Minierave në qytetin e Madanit të zonës së Rodopeve për të mësuar mbi jetën e minatorëve, të karakterizuar nga puna e palodhur dhe rreziku i aksidenteve. Jo rastësisht miniera e vjetër në qytet mori emrin “Sukses”. Në hyrje, turistët pajisen me helmetën e detyrueshme të sigurisë përpara se të hyjnë në botën nëntokësore. Aty i presin figura minatorësh të angazhuar me aktivitete të ndryshme.

“Minieraështë 140 metra e gjatë – tha BNR udhëheqësi i projektit, Biser Kurdxhiev. - Ka një hekurudhë dhe të gjitha pajisjet janë funksionale – mund të lëshohen kompresorët, agregatet, pistoletat…e gjithë kjo funksionon edhe sot e kësaj dite. Njerëzit janë të interesuar të dinë për jetën e minatorëve, si e sigurojnë jetesën e tyre. Mund të shihen përforcime mbështetëse dhe lidhëse që janë përdorur në miniera, kemi prej betoni, metali, harqe metalike me lidhëse druri etj. Gjithçka funksionon ende nën tokë në ditët e sotme!”

Kristalet e bukura të gjetura qindra metra nën tokë në rajonin e Madanit mund të shihen në Sallën e Kristalit, e krijuar që në vitin 1984. Turistët janë më të impresionuar nga dizajni i sallës, nga mënyra se si janë vendosura eksponatet:

"Ka rreth 600 eksponate në sallën tonë - thotë kuratorja Asja Millanova. Të gjitha janë të ndryshme, nuk ka të përsëritura. Nuk ka kristale identike - këto janë krijimet e nënës natyrë, e cila ka punuar për miliona vjet, dhe ato janë vërtet unike. Të pakëta janë minierat si kjo, ku mund të shohim galenite dhe svaleriti me rrjetat e tij unike kristalore. Kristalet tona "dëshirojnë" të jenë në një mjedis natyror. Ato gjenden thellë nën tokë dhe "duan" të jenë në errësirë ​​dhe pa ndryshim të menjëhershëm të temperaturës, pa dritë diellore, sepse në disa kristale ka prani mangani dhe nëse ekspozohet në dritë, zbehet, plasaritet, i ikën shkëlqimi. Ndër eksponatet interesante janë gurët tanë gjysmë të çmuar, kleofani, të cilët nuk shihen dot me sy të lirë. Ne kemi të verdhë, jeshile dhe kafe. Kur e lëmë kleofanin në rrezet e diellit, ai karikohet dhe kur e çojmë në errësirë, ai vazhdon të shkëlqejë."

Përveç muzeut të sapohapur nëntokësor "Sukses" dhe Sallës së Kristalit, mysafirët e Madanit mund të vizitojnë edhe atë që ndodhet rreth 2 km larg nga shpella e qytetit "Sharenka". Në të mund të njihen me mënyrën sesi trakët nxirrnin minerale në këtë pjesë të Rodopeve që në epokën e bronzit /16-12 p.e.K./.

Shpella “Sharenka” së fundmi është riparuar dhe siguruar. Sipas kryetarit të komunës Madan Fahri Mollajsenov, ideja është që komuna të tërheqë sa më shumë turistë në vendet turistike të sapohapura. Për këtë qëllim është planifikuar të krijohen eko-shtigje të reja në zonë.

Autore: Veneta Nikollova bazuar në materialin e Radostina Çernokovës nga programi "Horizont" i BNR-së

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Turistët meksikanë vijnë tek ne për turne kulturore

Fluturime çarter nga Meksika deri në Sofje do të kryhen çdo dy javë deri në fund të nëntorit 2024, raporton bgtourism.bg. Pak ditë më parë në Aeroportin e Sofjes u ul një avion i një kompanie ajrore bullgare me 320 turistë meksikanë. Ky është..

botuar më 24-05-26 6.10.PD
Bethany Hughes

Thesaret e Bullgarisë “shkëlqyen” në transmetimin e Bettany Hughes më 24 Maj (VIDEO)

Arkeologia dhe udhëtare e njohur Prof. Bethany Hughes nis një udhëtim emocionues nëpër Bullgari në episodin e ri "Thesaret me Bettany Hughes", i cili u transmetua në ditën festive të 24 Majit në kanalin Viasat History. Episodi u prit me..

botuar më 24-05-25 9.35.PD
Kisha „Shën Dhimitër i Selanikut“ (Mirovliti) u ndërtua midis viteve 1876 dhe 1892

Për fshatin Garvan, mullirin e vjetër dhe kush janë grebencite

Gjëja e parë që bën përshtypje në fshatin Garvan janë shtëpitë e bukura dhe shumë të mirëmbajtura në stilin vendas tipik për rajonin e Dobruxhës të Bullgarisë Verilindore. Fshati ndodhet në zemër të "Hambarit të Bullgarisë" jo shumë larg qytetit..

botuar më 24-05-22 7.05.PD