Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vendet ikonike në Amerikë shkëlqejnë me trengjyrëshin bullgar

Willis Tower në Çikago
Foto: BGNES

Vendet emblematike në Amerikën Veriore dhe Jugore do të ndriçohen me ngjyrat e flamurit bullgar - të bardhë, jeshile dhe të kuqe, për nder të festës kombëtare të Bullgarisë - 3 marsit, Çlirimit nga zgjedha osmane. Midis tyre janë antenat e ndërtesës më të lartë në Çikago - Willis Tower, njoftoi Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në qytet.

Ura Përkujtimore Frederick Douglass do të ndriçohet në Uashington. Dritat do të jenë të dukshme më 3 mars pas orës 18:30 me orën lokale deri në mëngjesin e ardhshëm.

Nga ora 17:00 deri në orën 21:00 me orën amerikane, Rrota e Ferrisit në Seattle do të ndizet në ngjyrë të bardhë, jeshile dhe të kuqe. Ideja u realizua me ndihmën e Konsulles së Nderit të Bullgarisë në Uashington, Elka Ruskov.

Edhe sivjet Ujëvara e Niagarës do të ndriçohet me ngjyrat e flamurit bullgar, njoftoi Konsullata jonë e Përgjithshme në Toronto të Kanadasë. Shfaqja e dritës do të mbahet sot midis orës 22:00 dhe 22:15 me orën kanadeze. Për festën e Republikës së Bullgarisë, do të ndriçohen disa ndërtesa të tjera ikonike në provincat Alberta dhe British Columbia.

Statuja e njohur e Krishtit Shëlbues në Rio de Zhaneiro do të ndriçohet gjithashtu me ngjyrat e flamurit tonë kombëtar më 3 mars. Kjo është bërë me një iniciativë të përbashkët të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkimit Bullgar të Futbollit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Padurimi kognitiv, vetëvlerësimi i ulët, kultura turbo folk … cili është problemi me fëmijët tanë?

Gati 10 për qind e 11-vjeçarëve në vendin tonë kanë qenë të dehur të paktën dy herë në jetën e tyre, 18% e djemve dhe 13% e vajzave kanë pirë cigare, dhe rreth 19% e 15-vjeçarëve kanë përdorur kanabis, sipas një studimi ndërkombëtar të sjelljes..

botuar më 24-07-23 7.20.PD

U mbyll me sukses java e tretë e Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare në Tiranë

Java që kaloi ishte java e tretë e Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgarenë Tiranë. Kjo ishte dhe java e fundit e shkollës në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë, i cili u ofroi pjesëmarrësve kushte moderne bashkëkohore për..

botuar më 24-07-22 1.30.MD

Prej 30 vitesh Fakulteti Ekonomik i Universitetit “Shën Kliment Ohridski” ofron studime në gjuhën frënge

Donacionet dhe qëndrimi ndaj përparimit të shkencës dhe arsimit vendas janë lidhur me zhvillimin e arsimit të lartë në Bullgari. Falë shpirtit sipërmarrës dhe patriotizmit që arriti ta ruaj në vetvete gjatë dekadave të kaluara jashtë vendit, Evllogi..

botuar më 24-07-22 7.15.PD