Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një program shkencor do të zhvillojë studimet bullgare në botë

Foto: BTA

Programi kombëtar shkencor “Zhvillimi dhe konsolidimi i studimeve bullgare jashtë vendit” do të zgjasë tre vjet, njoftoi koordinatorja e tij, Doc. Ellka Tralkova. Qëllimi i programit është të mbështesë institucionet shtetërore në të cilat tashmë ka një interes të shtuar për këtë çështje. Ajo theksoi se studimet bullgare jashtë nuk nënkupton vetëm studimin e gjuhës bullgare, por edhe të letërsisë, historisë dhe kulturës bullgare në universitetet e huaja. “Për fat të keq, gjatë tri dekadave të fundit, interesimi për këto drejtime u ul dukshëm në universitetet kryesore, u zvogëlua numri i lektorëve dhe studentëve”, shtoi docentja Ellka Trajkova. Sipas saj, një nga arsyet për këtë është rënia e interesit për gjuhët më të vogla. Sipas hulumtimeve, aktualisht janë 207 studiues të bullgarishtes jashtë vendit - 171 në Evropë, 20 në Azi dhe 16 në Amerikën e Veriut.


Më shumë nga rubrika

Pikturat digjitale të një gruaje bullgare u ulën 384 000 km larg Tokës

Dy piktura digjitale të artistes bullgare Sillvija Stratieva zbarkuan në Hënë, të transportuara nga anija kozmike “Odiseu”. Ato janë pjesë e projektit “Kodi i Hënës”, tha ajo për Faktor.bg. Anija kozmike “Odiseu”, e ndërtuar dhe e operuar nga..

botuar më 24-02-23 12.41.MD

Një seri e re dokumentare për luftën në Ukrainë me premierë në Sofje

Lufta në Ukrainë, e cila filloi me pushtimin rus më 24 shkurt 2022, po vazhdon prej dy vitesh. Sipas të dhënave nga Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, në fund të vitit 2023, numri i civilëve të vrarë në Ukrainë..

botuar më 24-02-23 5.25.PD

Në fokusin e Evropës - përvjetori i luftës në Ukrainë, NATO dhe sfidat dhe të panjohurat e reja pas fjalimit të Trump

Në prag të përvjetorit të dytë të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, si dhe në vitin e një numri zgjedhjesh kyçe për të ardhmen e botës - për presidentin amerikan dhe për një përbërje të re të institucioneve evropiane, si dhe në vitin e përvjetorit të..

botuar më 24-02-21 8.40.PD