Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sipas Eurostat, Bullgaria ka shkallën më të lartë të vdekjeve në BE

Foto: arkiv

Me 1 787 vdekje për 100 000 banorë, Bullgaria raportoi shkallën më të lartë të vdekshmërisë në BE në vitin 2020, njoftoi Eurostat. Bullgaria pasohet nga Rumania me 1622 dhe Hungaria me 1513 vdekje.

Franca ka përqindjen më të ulët të vdekshmërisë - 863 vdekje për 100 000 banorë.

Përveç pandemisë Covid, në vitin 2020 më vdekjeprurëse për evropianët ishin sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut, të cilat morën jetën e 1.7 milionë njerëzve, pothuajse 1.2 milionë vdiqën nga kanceri.

Ndër vendet e BE-së, përqindjen më të madhe të vdekjeve nga sëmundjet e lidhura me sistemin e qarkullimit të gjakut e raporton Bullgaria - 61%, dhe më të voglën - Franca - 20%. Pjesa më e madhe e vdekjeve nga kanceri është vërejtur në Irlandë - 29%, dhe më e vogla - në Bullgari - 15 për qind.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për çfarë është dhe kujt i duhet një vizë e tipit A?

Në një seri materialesh do t'ju tregojmë për vizat që kërkohen për qëndrim dhe kalim tranzit përmes Bullgarisë, si dhe për qytetarët e të cilave shtete kanë nevojë për to. Siç dihet, nga 31 mars 2024, Bullgaria është pjesë e zonës Shengen nga ajri dhe..

botuar më 24-07-08 7.20.PD
Shkaba Egjiptiane

Dy shkaba egjiptiane u çelën në Rodopet

Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi mbarështimin e parë të suksesshëm të një shkabe egjiptiane në natyrë në vendin tonë. Zogu konsiderohet si specia më e rrezikuar në Gadishullin Ballkanik. Zogu femër, i quajtur Izi, u çel dhe u rrit..

botuar më 24-07-07 1.53.MD

Festa e kajsisë në Tutrakan

Qyteti danubian i Tutrakanit mbledh prodhuesit e kajsive të rajonit për festën tradicionale "Tutrakan - Kryeqyteti i Kajsisë". Adhuruesit e frutit të shijshëm takohen të dielën për të 20-tin vit radhazi. Siç e dikton tradita, do të prezantohen..

botuar më 24-07-07 9.30.PD