Në Bullgari punojnë 3.5 milionë njerëz. Sipas të dhënave paraprake për vitin 2022, PBB-ja për të punësuar do të rritet në terma realë me 2.1 për qind krahasuar me një vit më parë, njofton Instituti Kombëtar i Statistikave. Struktura e punësimit sipas sektorëve ekonomik në vitin 2022 krahasuar me vitin 2021 tregon rritje të peshës relative në sektorin e shërbimeve dhe ulje të peshës relative në sektorin e bujqësisë. Një punonjës përbën 47 224.4 leva (24 145.46 euro) të vëllimit aktual të produktit të brendshëm bruto dhe çdo punonjës krijon një mesatare prej 29.2 leva (14.93 euro) të PBB-së për orë të punës.
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..