Në kuadër të ekspozitës më të madhe dhe më prestigjioze ndërkombëtare të turizmit në botë, Internationale Tourismus-Börse në Berlin, Bullgaria mori një vlerësim prestigjioz nga Shoqata e Gazetarëve të Turizmit të Paqësorit, e cila mbulon rreth 7000 gazetarë. Vendi ynë është vlerësuar me çmimin “Destinacioni më i mirë për rajonin e Ballkanit” për vitin 2023, ndërsa ministri bullgar i turizmit Ilin Dimitrov mori çmimin “Ministri për rajonin e Ballkanit për vitin 2023”. Çmimi është dëshmi e politikave të suksesshme që po ndjek vendi ynë në drejtim të rimëkëmbjes dhe rritjes së industrisë së turizmit, e cila ka vuajtur shumë nga një sërë ngjarjesh negative vitet e fundit, theksojnë nga qendra e shtypit pranë Ministrisë së Turizmit.
Bullgaria dëshiron të presë një forum botëror për turizmin aventurierNë Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..
Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..
Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..
Shpatet malore në tre resortet kryesore dimërore të Bullgarisë - Borovec, Bansko dhe Pamporovo, janë të mbuluara mirë me borë para fillimit zyrtar të..
Liqenet Çairski janë një zonë e mbrojtur në Rodopet Perëndimore, e njohur për liqenet e formuar në mënyrë natyrale nga rrëshqitja e dheut. Ata janë..