Sulmet ruse me raketa kundër të gjithë territorit të Ukrainës më 9 mars ishin më të mëdhenjtë që nga fillimi i vitit 2023 dhe çuan në viktima civile, ndërprerje të energjisë elektrike, ujit dhe ngrohjes në zonat e banuara.Situata është më e vështirë në rajonet Harkov dhe Zhitomir, tha presidenti Vollodimir Zelenski. Gjendja është gjithashtu serioze në rajonet Odesa, Dnipropetrovsk, Zaporozhie dhe në Kiev.
SHBA-të i dënuan sulmet, ndërsa vendet evropiane bënë thirrje që Ukraina të pajiset me avionë luftarakë për vetëmbrojtje. Nga 95 raketat e lëshuara, 7 prej të cilave ishin supersonike, Ukraina rrëzoi 34. Rusia goditi 8 objekte energjetike të Ukrainës. Sipas Institutit për Studimin e Luftës me qendër në SHBA - ISW, qëllimet e terrorit ajror janë thjesht propagandë. Sulmet me raketa nuk do të dëmtojnë vullnetin e Ukrainës për të rezistuar dhe nuk do të përmirësojnë pozicionet ruse në front, theksojnë nga ISW.
Gjashtë muajt e ardhshëm në fushën e betejës janë kritikë për konfliktin në Ukrainë, tha drejtori i CIA-s, William Burns, në një seancë dëgjimore përpara Komitetit të Përzgjedhur të Kongresit të SHBA-së. Ushtria ruse do të jetë në gjendje të arrijë suksese taktike, por sipas inteligjencës amerikane, ato nuk do të jenë të rëndësishme, citon fjalët e Burns AFP.
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se, sipas mendimit të tij, presidenti rus Vlladimir Putin nuk ka ndërmend të negociojë përfundimin e luftës në Ukrainë, njoftoi Reuters. Kancelari theksoi se vetë Ukraina duhet të vendosë se në çfarë kushtesh është e gatshme të pranojë paqen.
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për..
Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren..