Në Bibliotekën Kombëtare “Shenjtor Kirill dhe Metodij” në Sofje, presidenti Rumen Radev do të hapë ekspozitën dokumentare “80 vjet nga shpëtimi i hebrenjve bullgarë”. I ftuar nderi në këtë aktivitet do të jetë historiani dhe figura publike e njohur nga Izraeli, Prof. Mihaell Bar-Zoar. Ekspozita përfshin eksponate nga koleksioni i Bibliotekës Kombëtare, si dhe çmimet me të cilat Mbreti Boris III u nderua pas vdekjes nga organizatat ndërkombëtare hebraike, duke përfshirë Kongresin Botëror Hebre dhe Lidhjen kundër Shpifjes.
Në orën 12:15 do të mbahet ceremonia e vendosjes së kurorave para pllakave përkujtimore të shpëtimtarëve të hebrenjve bullgarë pranë kishës së kryeqytetit “Shën Sofia”.
Ngjarjet e programit për shënimin e 80 vjetorit të shpëtimit të hebrenjve bullgarë në Luftën e Dytë Botërore janë nën patronazhin e presidentit Rumen Radev.
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..