“Lufta e bullgarëve të Maqedonisë për të drejta dhe pavarësi 68 raste nga periudha e viteve 1944-1994” titullohet libri më i ri i Doc.Dr.Spas Tashev nga Akademia Bullgare e Shkencave. Botimi mbledh fakte të panjohura ose jo aq të njohura për publikun e gjerë nga rezistenca e bullgarëve maqedonas kundër politikës së Jugosllavisë së Titos për debullgarizimin sistematik të Maqedonisë. Para Radio Bullgarisë autori tha se arsyeja për ta shkruar ishte dëshira e tij për të mbledhur fakte të mjaftueshme për t’i dhënë argumente të reja diplomacisë bullgare para partnerëve tanë dhe njohuri të shoqërisë bullgare për çështjen maqedonase nga koha e Luftës së Ftohtë dhe ndryshimet e mëvonshme në Evropën Lindore. Materialet janë kryesisht nga arkivi i Organizatës Patriotike Maqedonase dhe nga “Tribuna Maqedonase”, e cila është gazeta më e vjetër bullgare, e botuar pa ndërprerje jashtë vendit - nga viti 1927 e deri më sot, fillimisht në bullgarisht dhe anglisht, dhe tani vetëm në gjuhën angleze.
“Vendosa që këto fakte të rëndësishme duhet t’i prezantohen shoqërisë bullgare. Pasi nuk bëhej fjalë vetëm për luftërat, por edhe për mbështetjen e huaj në lidhje me këto beteja. E kam fjalën për vizitën e një ish-kancelari austriak te bullgarët maqedonas. Vizita e presidentit amerikan në Kongresin Bullgar Maqedonas në vitin 1964, ky është Lyndon Johnson. E kam fjalën për takimet me Papën, vizita të disa delegacioneve të bullgarëve maqedonas në selinë e OKB-së. Ndoshta nisma më e madhe diplomatike është formimi i një delegacioni të përzier bullgaro-kroat, i cili përgatit një deklaratë të përgjithshme për situatën në Jugosllavi me kërkesën për pavarësinë e Kroacisë, pavarësinë e Maqedonisë dhe të drejtën e bullgarëve maqedonas për të ruajtur të kaluarën dhe gjuhën e tyre, dhe të respektohen të drejtat e tyre njerëzore.”
Të dhënat në libër dëshmojnë se në asnjë rast nuk mund të flasim për një konflikt mes Bullgarisë së sotme dhe Maqedonisë së Veriut, siç përpiqet t’i paraqesë gjërat Shkupi, thekson studiuesi.
“Mosmarrëveshja nuk është aspak dypalëshe, ky është një konflikt i brendshëm maqedonas. Një pjesë e madhe e shoqërisë në Maqedoninë e Veriut dhe veçanërisht përfaqësuesit e emigracionit prej saj, të cilët jetojnë në vendet perëndimore, e kanë udhëhequr vetë këtë luftë, së pari kundër krijimit të të ashtuquajturës gjuhë maqedonase, kundër krijimit të të ashtuquajturës kishë ortodokse maqedonase, kundër krijimit të kombit maqedonas dhe gjatë gjithë kohës kudo shfaqet ideja, mbroni të drejtat e bullgarëve në Maqedoni. Dmth. betejën fillimisht e nisën vetë bullgarët maqedonas dhe vetëm pas ndryshimeve demokratike Bullgaria i lejoi vetes të mbronte të drejtat e bullgarëve maqedonas.”
Libri fillon me kapitullin “Ivan Mihajllov - njeriu që nuk iu përkul Hitlerit” dhe përfundon me një kapitull tjetër “Ivan Mihajllov - një epokë që vazhdon edhe sot”. Ky kuadër nuk është i rastësishëm, thotë studiuesi. Pak njerëz e dinë përmasat dhe veprimtarinë e Ivan Mihajllovit, udhëheqës i organizatave patriotike maqedonase – “ai është një legjendë, ai ishte i papërshtatshëm për komunistët bullgarë pikërisht sepse ai kurrë nuk e fshehu përkatësinë e tij bullgare dhe punoi për të drejtat e njeriut të bullgarëve në Maqedoni.”
Nga viti 1948 deri në vdekjen e tij, ai jetonte në Itali, por arriti të ruajë lidhjen me emigracionin maqedono-bullgar dhe punonte në vazhdimësi, i mbështetur nga donacionet vullnetare të tij - ai shkruante për gazetën “Tribuna Maqedonase” në SHBA dhe Kanada, botonte gazetën “Maqedonia” në katër gjuhë në Evropë, ku shqyrtonte çështjet që kanë të bëjnë me shkombëtarizimin e bullgarëve në vendet fqinje. La 4 vëllime kujtimesh secila nga mbi 1000 faqe. Me të bashkëpunonin shkencëtarët perëndimorë që mbronin tezën bullgare. Në vitin 1969, Mihajllov paraqiti një raport në Kombet e Bashkuara, korrespondonte me ish-presidentët amerikanë Jimmy Carter dhe Gerald Ford. Spas Tashev jep një shembull tjetër të shkallës së ndikimit të tij në vitet 80-të:
“Në lidhje me regjistrimin e popullsisë në SHBA lindi ideja që bullgarët maqedonas të tregojnë përkatësinë e tyre. Atëherë filloi një diskutim. Thonë se nëse regjistrohen si bullgarë nuk do të dihet se janë nga Maqedonia. Si rezultat merret një vendim që në regjistrimin e popullsisë në SHBA të deklarohen si bullgarë maqedonas - për të parë se janë bullgarë me origjinë nga Maqedonia - vetëm kështu mund të regjistrohej kjo lidhje. Dhe atëherë (1981) në Amerikë u numëruan 50 000 bullgarë maqedonas. Ky është një sukses i madh për çështjen bullgare, por këto fakte ende nuk dihen në vendin tonë, prandaj nuk përdoren në bisedimet me partnerët tanë euroatlantikë.”
Libri gjithashtu përshkruan krijimin e partisë udhëheqëse maqedonase VMRO-DPMNE nga shërbimi sekret jugosllav UDB, proces ky i cili ndodhi pas rënies së Jugosllavisë. Ndër themeluesit e kësaj partie ishte edhe agjenti Dragan Bogdanovski. Me porosi të shërbimit ai u bë pjesëtar për të izoluar dhe për të dëbuar anëtarët pro-bullgarë nga partia e re.
“Ai praktikisht e asgjësoi entuziazmin popullor, sepse në fillim të viteve 90-të, në Shkup kishte pa dyshim forca mjaft të spikatura probullgare, të cilat, nëse jo hapur, të paktën në një bisedë private, shfaqnin përkatësinë e tyre bullgare. Në këtë periudhë kishte shumë aktivistë që në një bisedë me mua kanë thënë se janë bullgarë. Disa prej tyre janë edhe sot aktivistë të kësaj partie. Fatkeqësisht, ne tashmë mund të shohim se ata kanë kaluar në kampin kundërshtar.”
Sipas Spas Tashev, te data e sotme bërja e karrierës politike në Maqedoninë e Veriut lidhet vetëm me urrejtjen ndaj Bullgarisë. Prandaj, studiuesi shpreson se faktet e paraqitura në libër do të jenë të dobishme dhe udhëzuese, dhe do të ndryshojnë qasjen bullgare ndaj proaktivitetit:
“Kursi që Bullgaria ndërmori në një vit e gjysmë të fundit – për të thyer gjithçka përmes temës së të drejtave të njeriut, është qartësisht që jep rezultate. Por politika jonë në këtë drejtim është përsëri pasive, ne po vrapojmë pas ngjarjeve pa nisur një fushatë të gjerë ndërkombëtare për të shpjeguar proceset që ndodhin përtej kufirit dhe cilët faktorë e krijuan këtë tension mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Ivo Ivanov
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...
Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë..