Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Momente nga jeta e Sofjes në një ekspozitë të veçantë fotografike

16
Foto: BGNES

Në godinën e Bashkisë Metropolitane një përzgjedhje e veçantë me 160 vepra të Ivan Shishiev tregon këndvështrimin e tij për monumentet arkitekturore të Sofjes, momente të jetës në hapësirat e hapura të kryeqytetit, specifikat e mjedisit urban. Ai është teolog dhe fotograf, autor i dy librave fotografikë për Sofjen dhe i më se 20 ekspozitave në Bullgari dhe Evropë, krijues i një faqeje të njohur në rrjetet sociale (“Etydet e Sofjes”) me mbi 320 000 ndjekës.

Projekti artistik do të qëndrojë në ndërtesën e Bashkisë Metropolitane deri në shtator të vitit 2023, pas së cilës do të vizitojë shkollat ​​metropolitane për të takuar nxënësit e Sofjes me fotografitë e bukura.

Burimi: sofia.bg

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Peristera - kështjella e pëllumbave në kodrën “Shën Petka”

Mbi qytetin e Peshterës (Bullgaria e Jugut) ndodhet kodra Sveta Petka. Mbi të ka pasur një kështjellë dhe emri i saj - Peristera - do të thotë pëllumb në greqisht. Supozohet se emri ka ardhur nga një nga gurët e mëdhenj në citadelën e..

botuar më 24-10-14 6.27.MD

Manastiri i Baçkovos: një thesar historik dhe shpirtëror i Bullgarisë

Manastiri i Baçkovos është një nga qendrat më të rëndësishme shpirtërore në Bullgari. I themeluar në vitin 1083 nga Grigorie Bakuriani, një gjeneral bizantin me origjinë gjeorgjiane, ky manastir ruan traditën ortodokse bullgare të gërshetuar me..

botuar më 24-10-07 7.15.MD

Vera e nxehtë në Pomorie ka shije kripe

Moti i thatë dhe i nxehtë nuk është në favor të fermerëve, por po ndihmon punëtorët që nxjerrin kripë në brigjet e Detit të Zi. Nxjerrja e kripës është një nga aktivitetet më të vjetra të njerëzve në qytetin detar Pomorie (Bullgaria Juglindore) -..

botuar më 24-08-29 7.15.MD