Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të rinjtë bullgarë që zgjodhën të studiojnë në universitetet e huaja u rritën me 11.6 për qind

Foto: BGNES, arkiv

Numri i kandidatë studentëve bullgarë që dëshirojnë të studiojnë arsimin e lartë jashtë vendit u rrit me 11.6 për qind, njofton BTA. Sipas të dhënave të Agjencisë Konsulente “Integrall”, të mbledhura gjatë fushatës aktuale kandidat-studentore për jashtë, trendi i të rinjve që preferojnë të aplikojnë në dy ose më shumë shtete në të njëjtën kohë vazhdon.  Deri më tani, 16.5 për qind e studentëve të ardhshëm zgjedhën universitetet në dy ose më shumë vende, krahasuar me 15 për qind në 2022. Kombinimet më të zakonshme janë Holanda me Mbretërinë e Bashkrua ose Holanda me Belgjikën, për shkak të tarifave dhe programeve universitare. Ndër specialitetet më të kërkuara, ka një preferencë të re - atë të shkencave ekzakte. Vendin e parë e zë ende fusha “Biznes dhe Menaxhim” (31 për qind), e ndjekur nga “Matematikë, Fizikë, Astronomi” (30 për qind) dhe “Shkenca Kompjuterike” (26 për qind).




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Java e kinologjisë në Burgas

Burgas po pret javën e pesëmbëdhjetë evropiane të qenve, njoftoi BTA. Fillon më 6 korrik në zonën e Bazës së Kuajve në Kopshtin Detar dhe organizohet nga Unioni Republikan Bullgar i Kinologjisë, së bashku me Bashkinë. Forumi ndërkombëtar përfshin..

botuar më 24-07-06 9.10.PD

"Trabant Fest" në Tetevenin Ballkanik

Fshati turistik Ribarica në rajonin e Tetevenit po pret edicionin e dymbëdhjetë të “Trabant Fest”, njoftuan organizatorët nga “Klubi Kombëtar Trabant”. Dashamirët e kësaj marke po mblidhen më 6 korrik (e shtunë) në zonën "Kostina", ku do të parakalojnë..

botuar më 24-07-06 8.05.PD

Zotërimi i gjuhës së shenjave mund të jetë interesant, i këndshëm dhe shumë i dobishëm

Në Bullgari, sipas të dhënave jozyrtare janë 120 mijë persona me probleme në të dëgjuarin. Shumë prej tyre nuk duan të mësojnë gjuhën e shenjave, edhe pse kjo është e dobishme për ta. Në shkolla nuk ka përkthim për fëmijët me probleme në të..

botuar më 24-07-05 2.10.MD