Alpinisti bullgar Gospodin Dinev u nis për në Katmandu në një ekspeditë për të ngjitur 3 maja të larta mbi tetëmijë metra në Himalaje. Ai pret që ekspedita të përfundojë në maj. Dinev, i cili është 64 vjeç, do të përpiqet të ngjitet në majat Annapurna - 8091 m, Dhaulagiri – 8167 m dhe Makalu – 8485 m. Ai nuk do të përdorë pajisje oksigjeni gjatë ngjitjes.
"Mali është i egër dhe ne të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë, gjëja më e rëndësishme është të jemi të arsyeshëm. Unë kam përvojë dhe jam i kujdesshëm dhe i arsyeshëm," tha Dinev.
Ai është marrë me alpinizëm që nga viti 1976 dhe ishte në Annapurna në vitin 1989 me një ekspeditë kombëtare të Bullgarisë kur vdiq miku i tij Milen Medkov. Dinev ka ngjitur majat Gasherbrum II, 8035 m, dhe Broad Peak në Karakorum, 8051 m.Kampioni olimpik, botëror dhe evropian, Karllos Nasar, u përzgjodh në mesin e dhjetë sportistëve më të mirë në edicionin e 51-të të sondazhit të BTA “Sportisti i Ballkanit” për vitin 2024. Agjencitë kombëtare të Bullgarisë, Greqisë, Rumanisë, Turqisë,..
Karlos Nasar u shpall zyrtarisht peshëngritësi më i mirë në botë për vitin 2024. Gjatë këtij viti, me rekordet e tij të përmirësuara olimpike dhe botërore, peshëngritësi bullgar u bë kampion evropian, bote dhe olimpik. “Kam marrë një çmim tjetër që e kam..
Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe sporti në BE", që u hap në Parlamentin Evropian në Bruksel. Ekspozita prezanton atlete ikonike femra..
Fitues i edicionit të 51-të të sondazhit të Agjencisë Telegrafike Bullgare “Sportisti i Ballkanit” për vitin 2024 u bë sportisti grek Miltiadis..