Alpinisti bullgar Gospodin Dinev u nis për në Katmandu në një ekspeditë për të ngjitur 3 maja të larta mbi tetëmijë metra në Himalaje. Ai pret që ekspedita të përfundojë në maj. Dinev, i cili është 64 vjeç, do të përpiqet të ngjitet në majat Annapurna - 8091 m, Dhaulagiri – 8167 m dhe Makalu – 8485 m. Ai nuk do të përdorë pajisje oksigjeni gjatë ngjitjes.
"Mali është i egër dhe ne të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë, gjëja më e rëndësishme është të jemi të arsyeshëm. Unë kam përvojë dhe jam i kujdesshëm dhe i arsyeshëm," tha Dinev.
Ai është marrë me alpinizëm që nga viti 1976 dhe ishte në Annapurna në vitin 1989 me një ekspeditë kombëtare të Bullgarisë kur vdiq miku i tij Milen Medkov. Dinev ka ngjitur majat Gasherbrum II, 8035 m, dhe Broad Peak në Karakorum, 8051 m.Në Bullgari flitet pak për mundjen e dorës si një sport prestigjioz, por vendi ynë mund të mburret se është një fuqi botërore dhe atletët tanë janë bërë kampionë të Evropës dhe botës më shumë se një herë. Falë sportistëve si Pllamen Dimitrov, Cvetan..
Peshëngritësi bullgar Karlos Nasat fitoi një tjetër çmim prestigjioz të Kampionatit Botëror të Peshëngritjes. Ai u emërua Peshëngritësi Nr. 1 në mesin e 232 pjesëmarrësve të garës në kryeqytetin e Bahreinit, Manama. Rekordi i tij botëror prej 405 kg në..
Në çmimet tradicionale të ATP-së në fund të vitit 2024, tenistët profesionistë e shpallën Grigor Dimitrov sportsman të vitit. Në sezonin e kaluar, tenisti bullgar shënoi 46 fitore dhe 18 humbje, duke fituar titullin në Brisbane dhe duke arritur në tri..
Fitues i edicionit të 51-të të sondazhit të Agjencisë Telegrafike Bullgare “Sportisti i Ballkanit” për vitin 2024 u bë sportisti grek Miltiadis..