Alpinisti bullgar Gospodin Dinev u nis për në Katmandu në një ekspeditë për të ngjitur 3 maja të larta mbi tetëmijë metra në Himalaje. Ai pret që ekspedita të përfundojë në maj. Dinev, i cili është 64 vjeç, do të përpiqet të ngjitet në majat Annapurna - 8091 m, Dhaulagiri – 8167 m dhe Makalu – 8485 m. Ai nuk do të përdorë pajisje oksigjeni gjatë ngjitjes.
"Mali është i egër dhe ne të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë, gjëja më e rëndësishme është të jemi të arsyeshëm. Unë kam përvojë dhe jam i kujdesshëm dhe i arsyeshëm," tha Dinev.
Ai është marrë me alpinizëm që nga viti 1976 dhe ishte në Annapurna në vitin 1989 me një ekspeditë kombëtare të Bullgarisë kur vdiq miku i tij Milen Medkov. Dinev ka ngjitur majat Gasherbrum II, 8035 m, dhe Broad Peak në Karakorum, 8051 m.Ylli bullgar i tenisit, Grigor Dimitrov, shfrytëzoi fjalë emocionuese, duke dërguar mesazhin e tij të dashurisë për sportin e tij të preferuar në rubrikën "Letër dashurie për tenis" të Shoqatës së Tenistëve Profesionistë, njofton Gong.bg. “Të..
Aleksandra Fejgin fitoi titullin në Turneun Ndërkombëtar të Patinazhit Artistik “Bosphorus Cup” në Stamboll. Bullgarja kaloi në epërsi në programin e shkurtër dhe në të artistik siguroi vendin e parë. E dyta përfundoi Anastasia Graçjova nga Moldavia..
Ylli bullgar i tenisit Grigor Dimitrov u nominua për Çmimin Sportiv të Asociacionit Botëror të Tenisit. Konkurrentët e tij për çmimin me emrin e tenistit legjendar Stefan Edberg janë Karlos Alkaraa nga Spanja, Kasper Ruud nga Norvegjia dhe..
Fitues i edicionit të 51-të të sondazhit të Agjencisë Telegrafike Bullgare “Sportisti i Ballkanit” për vitin 2024 u bë sportisti grek Miltiadis..