Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gazetari Aleksandër Detev para Radio Bullgarisë:

Pse është e rëndësishme të investohet në komunitetet bullgare jashtë shtetit

Foto: arkiv personal i Aleksandër Detev

I lindur në Plovdiv, në agimin e tranzicionit demokratik bullgar (1994), Aleksandër Detev u rrit në Sofje, ku u diplomua në Gjimnazin me Mësimdhënien e Gjuhës Gjermane në vitin 2013 dhe më pas shkoi në Vjenë. Atje u diplomua për gazetari dhe komunikim, punoi për disa media bullgare, të krijuara nga bashkatdhetari ynë Ivan Karçev, i cili u largua nga bota jonë në vitin 2021.

Në biografinë e tij profesionale, Aleks regjistroi praktika në BNR dhe në një rubrikë të BNT-së dhe prej rreth katër vitesh është pjesë e seksionit bullgar të “Deutsche Welle” në Gjermani. Me gjithë angazhimet e tij, ai nuk resht së dhuruari zemrën dhe shpirtin për komunitetin bullgar në Vjenë - merr pjesë aktive në nismat e tij dhe në mediat e tij - revistën “Vjena, qyteti ynë”, emisionin radiofonik “Portokalli”, platformat e internetit BGMEDIA.AT dhe BGKONTAKTI.

Aleks dhe Ivan Karçev para eterit

“Edhe pse komuniteti ynë në Austri nuk është i madh - rreth 30 mijë njerëz, Ivan Karçev bënte transmetime në radio, një herë në disa javë kishim një emision televiziv dhe gjithashtu një revistë që botohej dy herë në vit me një tirazh prej pesë mijë copësh, faqen e internetit BGMEDIA.AT dhe aplikacionin BGKONTAKTI, i cili i lidh bullgarët e sapoardhur me bashkatdhetarët tanë të vendosur tashmë në Austri - mjekë, kontabilistë, avokatë, etj. Nga ana tjetër, këto media krijojnë një bashkësi të shëndetshme në të cilin njerëzit komunikojnë me njëri-tjetrin, shkëmbejnë ide dhe zhvillojnë projekte. Mediat bullgare jashtë vendit kanë dy funksione - të ndihmojnë diasporën dhe t’i prezantojnë sukseset e bullgarëve para auditorit të huaj.”

Në Vjenë organizohen edhe shumë ngjarje të komunitetit. Një nga më të mëdhenjtë është “Së bashku! Dita e Bullgarëve në Austri”.

“Kjo është një ditë informuese për bullgarët, në të cilën ftojmë ekspertë nga fusha të ndryshme. Ata prezantohen para komunitetit dhe japin konsultime falas. Kështu, çdo bullgar i sapoardhur, si dhe kushdo tjetër që ka nevojë për ndihmë, mund të marrë informacion nga një bashkatdhetar.”

Kopertina e revistës „Vjena, qyteti ynë“

Shumica e projekteve që synojnë diasporën bullgare janë vullnetare, megjithëse Aleksandër dhe kolegët e tij gjejnë gjithashtu forma financimi. Për shembull, revista “Vjena, qyteti ynë” shpërndahet pa pagesë, por mbështetet nga reklamat e publikuara në të. Iniciativa “Dita e Bullgarëve në Austri” financohet nga vetë ekspozuesit - bullgarë iniciativë që prezantojnë bizneset e tyre. Komuna e Vjenës gjithashtu përkrah bashkësitë etnike përmes instrumenteve të ndryshme. Megjithatë, pyetja se cili është roli i shtetit bullgar është ngritur prej kohësh.

Shumë nga botimet e bullgarëve jashtë vendit financohen nga autoritetet vendore dhe shteti bullgar nuk i mbështet në asgjë. Ja një temë për të menduar. Falënderojmë vendet që na kanë pranuar dhe që na ndihmojnë të ruajmë veten, por a nuk duhet që edhe Bullgaria të investojë në komunitetet e saj, në mënyrë që edhe njerëzit që jetojnë jashtë të mund t’i rrisin fëmijët në kulturën e tyre amtare?”- pyet Aleksandër Detev.

Takim i komunitetit të bullgarëve në Vjenë

Ndryshe, Aleksandër sheh potencial te shteti dhe te bashkatdhetarët e tij. Në dhjetë vitet e fundit pjesën më të madhe të kohës e kaloi në Gjermani dhe Austri, por sa herë që kthehet e sheh ndryshimin.

Vazhdon…

* Intervista u realizua në Izrael gjatë Takimit XVII Botëror të Mediave Bullgare, organizuar nga BTA.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Arkivi personal i Aleksandër Detevit



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Shkolla bullgare

Një shkollë bullgare në Gjenevë feston 40 vjetorin me konkursin "Përralla për jogurtin"

Ideja kryesore e konkursit është të stimulojë potencialin krijues të të gjithë bullgarëve patriotë të moshës shkollore dhe parashkollore, të ruajë kujtimin e Dr. Stamen Grigorov - mikrobiologut dhe mjekut bullgar që përshkroi bakterin Lactobacillus..

botuar më 24-08-10 8.15.PD

Shkaba egjiptiane po kthehet në Bullgari

Shkaba egjiptiane, ose Kali i Qyqes,/ Neophron percnopterus/ po kthehet pasi ishte në prag të zhdukjes, njofton Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve. Ata kanë konstatuar një numër rekord prej 35 territoresh ku bën fole shkaba egjiptiane,..

botuar më 24-08-09 5.31.MD

Universiteti i Taraklisë tani është pjesë e Universitetit "Angell Kënçev" në qytetin bullgar Ruse

Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes qeverive të Bullgarisë dhe Moldavisë, Universiteti Shtetëror në qytetin Taraklia u bë strukturë e Universitetit “Angell Kënçev” në qytetin bullgar Ruse, njoftoi qendra për shtyp e Këshillit të Ministrave. Nëpërmjet..

botuar më 24-08-07 7.02.MD