Një kompani kineze në fushën e biofermentimit prezantoi në Ministrinë e Bujqësisë planet e saj për një investim të madh në përpunimin e drithërave.
“Bullgaria është një prodhues tradicional i drithërave të cilësisë së lartë dhe vendi ynë ka mundësi edhe për përpunimin e tij. Kemi kushte të favorshme tokësore dhe klimatike, infrastrukturë hekurudhore, porte dhe tradita të vjetra në industri”, tha zëvendësministri i bujqësisë Todor Xhikov në takimin me sipërmarrësit. Ai theksoi se prodhuesit e drithërave në vendin tonë kanë kapacitet për të prodhuar lëndë të parë të mjaftueshme. Investitorët e Fufeng Group Limited aktualisht po eksplorojnë mundësi në disa vende evropiane. Sipas tyre, fabrika e ardhshme do të sigurojë 2000 vende pune, ndërsa investimi do të arrijë në 1.2 miliardë euro. Fabrika e re pritet të përdorë 1 milion ton misër në vit. Kompania synon të blejë misër kryesisht të prodhuar në vend, dhe në rast se prodhimi vendor është i pamjaftueshëm, të importojë nga destinacionet e afërta.Vitin e ardhshëm vendi ynë do të marrë tetë avionët e parë F-16 Block 70 nga gjithsej gjashtëmbëdhjetë të rëna dakord, njoftoi në Dollna Mitropolija ushtruesi i detyrës së ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy avionët e parë do të mbërrijnë në fund të..
Komisioni Evropian (KE) ka paditur Bullgarinë dhe Rumaninë përpara Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian për shkak se ato nuk kanë përmbushur plotësisht detyrimet e tyre për mbledhjen dhe trajtimin e ujërave të zeza. Të dy vendet kanë përfituar nga..
“Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) ka paraqitur dy ankesa në Gjykatën Kushtetuese lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare më 27 tetor të këtij viti. Në të parën insistohet që vota të numërohet plotësisht dhe në të dytën –..
Para seancës së Kuvendit Popullor të caktuar për në orën 11:00, GERB-SDS filloi bisedimet për veprimet e ardhshme politike në parlamentin e ri. Lideri..
Ditën e enjte do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu në të gjithë vendin, kryesisht në Bullgarinë Perëndimore dhe në Bullgarinë Qendrore Veriore. Do..
Afati për kontestimin e rezultateve të zgjedhjeve të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor para Gjykatës Kushtetuese skadon sot, 14 nëntor, në orën..