Dhimbje, lodhje, pasiguri dhe frikë nga e nesërmja. Qytetarët që nuk kanë mundur të largohen nga territoret e pushtuara nga Rusia që nga fillimi i luftës në Ukrainë një vit më parë, jetojnë me këtë përzierje të hidhur ndjenjash. Mes tyre ka edhe mjaft bullgarë që u detyruan të qëndrojnë për shkak të mungesës së fondeve të mjaftueshme për të siguruar biletën e tyre drejt lirisë. Në rreshtat e mëposhtëm ju prezantojmë dy femra të cilat për fat të mirë e kanë këtë shans dhe nuk hezitojnë ta shfrytëzojnë. Të dyja tani jetojnë dhe punojnë në Qendrën Arsimore Ukrainase në Sofje, por nuk rreshtin së dhëni mësim online për studentët në Ukrainë dhe për ata që janë shpërngulur në pjesë të ndryshme të Evropës.
“Unë jam Arina Miteva nga Melitopol dhe jam bullgare etnike. Përveç mësuese, jam kryetaree një shoqërie bullgare në qytetin tonë dhe drejtoree shkollës bullgare të së dielës “Shën Kirili dhe Shën Metodij". Para fillimit të luftës, atje studionin 252 fëmijë” – tregon Arina Miteva në një intervistë për Radio Bullgarinë dhe tregon një fakt interesant për qytetin ku ka lindur dhe ka jetuar deri në fillim të luftës:
"Melitopol ishte kryeqyteti multikulturor i Ukrainës, ku jetonin më shumë se 100 kombësi, dhe bullgarët renditeshin në vend të tretë, ndoshta rreth 20000."
Falë punës aktive dhe shumë netëve pa gjumë për Arinën dhe komunitetin bullgar, 29 vjet më parë u krijua në Melitopol një shoqatë bullgare "Ballkane", me 750 anëtarë nga qyteti dhe fshatrat përreth, të cilët së bashku i festojnë të gjitha festat bullgare.
“Çdo vit, në javën e fundit të shkurtit, ne kishim Javën e Kulturës Bullgare në qytetin e Melitopolit. Në këtë mënyrë përkonte edhe me datat 1 dhe 3 Mars, të cilat edhe ne i festonim– na tregon Arina. Aktiviteti i shoqatës, si dhe i shkollës, vazhdon edhe sot e kësaj dite, ndonëse në një format online:
“Kjo është detyra jonë ndaj të gjithë bashkatdhetarëve, atyre që qëndruan atje, atyre që u shpërngulën në qytete të tjera të Ukrainës ose edhe jashtë vendit. Veprimtaria e shoqërisë dhe e shkollës bullgare ishte një faqe e rëndësishme e jetës së tyre, të cilën nuk mundet thjesht ta shfletojnë. Është jashtëzakonisht e vështirë për të gjithë që ndodhen atje, ata detyrohen të fshihen që fqinjët e tyre të mos e marrin vesh se ata ende po punojnë për diçka që lidhet me atdheun e tyre. Fëmijët gjithashtu duhet të fshehin faktin që vazhdojnë të mësojnë bullgarisht. Meqenëse jo të gjithë mund t'i ndjekin mësimet tona rregullisht, aktualisht punojmë me rreth 135 prej tyre, të shpërndarë në të gjithë botën.
Ljubov Ençeva, ashtu si Arina, nuk i braktis nxënësit e saj, të cilët ende mund të ndjekin mësimet e saj në online. Si mësuese në shkollën bullgare të së dielës në fshatin Presllav, që ndodhet në Primorski të rajonit të Zaporozhjes, ajo kujton me dhimbje krenarinë dhe gëzimin e nxënësve të saj që mësonin bullgarisht. Këto nuk ekzistojnë më sepse shkolla lokale nuk të mëson asgjë përveç gjuhës ruse dhe historisë së Rusisë.
“Është shkolla e parë në Ukrainë ku gjuha bullgare mësohet dy orë në javë. Unë nuk pata mundësi të mësoja bullgarisht, pasi në Bashkimin Sovjetik mungonin edhe tekstet edhe librat në gjuhën bullgare. Falë prindërve tanë, ne arritëm të ruanim një gjuhë të vjetër bullgaredhe plot rusizma. Vetëm kur Ukraina u bë një vend i lirë dhe i pavarur në vitin 1991, të gjitha pakicave kombëtare iu dha mundësia të mësonin gjuhën e tyre amtare”.
Fshati, në të cilin jetonin rreth 2500 njerëz para luftës, u themelua nga bullgarë të shpërngulur nga Besarabia në 1861. Ndërtesat e para të ndërtuara ishin kisha dhe shkolla dhe më pas filluan të ndërtoninshtëpi për të gjithë.
Në Bullgari, Ljubov Ençeva është mësuese e gjuhësdhe biologjisë për nxënësit nga klasa e parë deri në të katërtën në Qendrën Arsimore Ukrainase. Mbërriti në vendin tonë në qershor 2022. Ajo pranon se bileta e saj për në liri ka kushtuar 700 euro dhe jo 80 euro aq sa kushtonte më parë, ndërsa rruga për në Bullgari ka zgjatur 4 ditë, duke kaluar nga Krimea, Gjeorgjia dhe Turqia.
Edhe pse e kuptojnë se Ukraina nuk do të jetë më e njëjta, dy gratë shpresojnë se lufta do të përfundojë së shpejti dhe ato do të mund të kthehen në atdheun e tyre.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Снимки: EPA/BGNES, arkiv personal, Joan Kolev, glaspress.rs, Facebook/ Qendra Arsimore Ukrainase
"Ti thua se je bullgar, por nuk e di gjuhën bullgare" - më shumë se një ose dy nga bashkatdhetarët tanë nga komunitetet historike bullgare në mbarë botën janë përballur me këtë qortim të zyrtarëve në Bullgari. Mes tyre është edhe Bledar Alterziu nga..
Nuredin Nuredinaj është me origjinë nga rajoni historiko-gjeografik i Gorës në Shqipërinë Verilindore, ku 90% e banorëve vetëidentifikohen si bullgarë (Census 2023). Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri..
De Là Trâp - ky emër melodioz tërhoqi vëmendjen e adhuruesve të kulturës hip-hop në vendin tonë edhe këtë vit. Në vetëm dy muaj projekti i përbashkët “333” me reperin hit 100 Kila mblodhi afro 1 milion shikime në një prej rrjeteve të shpërndarjes së..