Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Uji i pijshëm në Bullgari – një e dhënë ose një kujdes për të ardhmen

Foto: pixabay

Resurset ujore të Bullgarisë nuk janë ndër më të mëdhatë në Evropë, por nga ana tjetër, pothuajse të gjitha burimet ujore në vendin tonë formohen në territorin bullgar, gjë që e bën vendin tonë të pavarur në këtë drejtim. Në të njëjtën kohë, në vendin tonë ka ende vendbanime ku uji nga rubineti nuk mund të përdoret edhe për nevoja shtëpiake. Edhe në kryeqytetin e Sofjes, dëmtimi i tubacioneve të ujit është një fenomen i shpeshtë dhe uji i pijshëm derdhet ngandonjëherë në rrugë... në kurriz të përdoruesve.

Në sfondin e nevojave gjithnjë në rritje për akses në ujë të pijshëm të pastër, cilat janë sfidat me të cilat përballet sektori i ujit në Bullgari?

Në një intervistë për Radio Bullgarinë, kryetari i Asociacionit Bullgar të Ujit, Ivan Ivanov, theksoi se në vendin tonë sektori i furnizimi me ujë dhe kanalizimeve prej vitesh nuk është në gjendje të mirë. Infrastruktura është e vjetruar moralisht dhe fizikisht, ndërsa institucionet nuk janë mjaft të përkushtuara dhe nuk i japin prioritet furnizimit me ujë dhe ekologjisë, të cilat janë të lidhura ngushtë, theksoi inxhinier Ivanov. Kjo çon në mungesë të përhershme fondesh dhe moszbatim të direktivave evropiane.

Ivan Ivanov

“Kemi për të ndërtuar shumë impiante për trajtimin e ujërave të zeza, por një sfidë shtesë u shfaq me hyrjen në fuqi të direktivës së trajtimit të ujit të pijshëm. Ajo u ndryshua dhe vendos synime më të larta për të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe zbatimi i tyre lidhet me investime shtesë. Në sfondin e mungesës së fondeve investuese, aktualisht po shtojmë nevoja të reja që do të jenë shumë të vështira për t’u plotësuar, nëse vendi ynë nuk e njeh sektorin e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve si prioritet.”

Mungesa e një strategjie për resurset ujore bën që shumica e specialistëve të sektorit të ujit të besojnë se shteti ka abdikuar. Dhe edhe nëse ka personel të trajnuar me energji dhe dëshirë për t’u gjetur zgjidhje problemeve, ata pengohen në makinerinë e rëndë të administratës. Pikërisht kjo i bën specialistët e rinj në vendin tonë të kërkojnë realizim në vende të tjera të botës, është kategorik Ivan Ivanov:

“Shumë shpesh problemet me furnizimin me ujë dhe regjimin e disponueshëm të ujit të pijshëm nuk janë për shkak të burimit dhe resursit ujor, por të mungesës së një zgjidhjeje inxhinierie të zbatuar në praktikë. Ky është një absurditet që nuk duhet l