Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Paralajmërojnë për importin jo korrekt të miliona vezëve nga Ukraina

Foto: Ani Petrova

Sipas një programi partner, 2.5 milionë vezë u importuan nga Ukraina në Bullgari, tha për BNR kryetari i Bashkimit të Mbarështuesve të Shpendëve, Ivajllo Gëllëbov. Ai shprehu frikën se deri në Pashkët importi do të kalojë 10 milionë dhe vezët do të riemërohen si bullgare. Bashkimi do të referojë Agjencinë e Sigurisë së Ushqimeve për të hetuar rastin e manipulimit të origjinës. Informacion u kërkua edhe nga Agjencia “Dogana”.

Mbi 120 firma prodhojnë 4 milionë vezë në ditë në Bullgari. 1 milion eksportohen, shpjegoi Gëllëbov. Sipas Eurostat, çmimi i vezëve në BE është më i ulëti në Bullgari. Nga prodhuesi, copa del me një çmim prej më pak se 16 cent euro. Gëllëbov theksoi se industria bullgare e shpendëve është në gjendje të mirë dhe e kënaq konsumin e brendshëm me vezë dhe mish shpendësh.


Më shumë nga rubrika

Jordan Conev dhe Deljan Peevski

“Bullgaria Demokratike” kërkon tërheqjen e Peevskit nga komisioni kushtetues

Në Kuvendin Popullor, bashkëkryetari i “Bullgarisë Demokratike” (DB) Hristo Ivanov kërkoi rikonstruksionin e komisionit për çështje kushtetuese në të cilin u zgjodh deputeti i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) Deljan Peevski. Zëvendës..

botuar më 23-06-08 12.27.MD

BE mirëpret përmirësimin e sigurisë në kufijtë e Bullgarisë dhe Rumanisë

Komisioni Evropian vlerësoi përparimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në projektin gjashtëmujor të mbrojtjes së kufirit. Komisioni mirëpriti rezultatet e 3 muajve të parë. “Bullgaria po ndërmerr veprime për të përmirësuar procedurat e përshpejtuara..

botuar më 23-06-08 10.06.PD

Presidenti Radev dënoi shpërthimin e Hidrocentralit Kahovka

Dënoj fuqishëm sulmin ndaj digës “Nova Kahovka”, i cili rrezikon shumë civilë, përbën një rrezik serioz për mjedisin dhe kërcënon sigurinë e termocentralit bërthamor “Zaporozhie”. Ata që janë përgjegjës për këtë akt të egër duhet të mbajnë..

botuar më 23-06-08 9.02.PD