Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Veza si simbol i inflacionit të lartë

Kush e rrit çmimet – mekanizmat e tregut apo spekulimet?

Foto: Freepik.com

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave, 30 për qind e shitësve në Bullgari janë të bindur se çmimet në vendin tonë do të vazhdojnë të rriten edhe në tre muajt e ardhshëm, edhe pse mallrat si vezët, perimet dhe bulmetrat arritën vlerat rekord të çmimeve së fundmi. 30 për qind e tregtarëve të anketuar theksojnë se kërkesa më e ulët është një problem me të cilin përballet industria. Në ndërtim, pritjet për çmime më të larta ndahen nga afro 32 për qind e sipërmarrësve, dhe në të gjithë sektorët - nga industria e ndërtimit e deri te shitësit me pakicë të ushqimit, problemet kryesore janë mjedisi i pasigurt ekonomik dhe fuqia punëtore e pamjaftueshme në Bullgari.

Çmimi i një prej produkteve më të përdorura në çdo familje – vezëve, shënoi një rritje rekord – në vetëm pak muaj u rrit me më shumë se 70 për qind. Veza është kthyer në një simbol të inflacionit të lartë, madje kishte thirrje për bojkot dhe mosblerje të “këtyre vezëve të arta” deri në Pashkët, në përpjekje për të ulur çmimet e tyre. Apeli vlen edhe për produkte të tjera si qumështi, djathi dhe kaçkavalli, edhe propozohet vendosja e një tavani për çmimet e ushqimeve bazë.

A mund t’i detyrojnë konsumatorët shitësit të ulin çmimet dhe si ndikon oferta dhe kërkesa në çmimin e vezëve në dyqane?

“Gjatë javëve të fundit, vërejmë një frenim të çmimeve të vezëve edhe të shitjes me pakicë, dhe kjo ka shumë të ngjarë të shkaktohet nga interesi publik dhe nga raportet që analizuan zinxhirët tregtarë – tha për Radio Bullgarinë Ivajllo Gëllëbov, kryetar i Bashkimit të Mbarështuesve të Shpendëve në Bullgari.  - Në fund të fundit, çmimet e larta të vezëve shqetësojnë së pari prodhuesit sepse mund të çojnë në një ulje të konsumit. Të gjithë në zinxhir janë të motivuar dhe është e rëndësishme të shesin sa më shumë që të jetë e mundur. Ne ende mbështetemi tek produktet tona që të konsumohen çdo ditë dhe të jenë të arritshme për konsumatorët bullgarë.”

Ivajllo Gëllëbov

Ivajllo Gëllëbov citon të dhënat e EUROSTAT, sipas të cilave çmimet e vezëve tek prodhuesit në Bullgari janë më të ulëtat në BE, por çmimi i shitjes me pakicë te konsumatori përfundimtar varet nga TVSH-ja, e cila në vendin tonë është 20 për qind (për krahasim, në Poloni është 3 për qind dhe në Gjermani – 8 për qind).

“Çmimet e tregut të vezëve përcaktohen kryesisht nga mekanizmat e tregut, si itë gjitha mallrave të tjera, kryesisht kërkesa dhe oferta e caktojnë çmimin. Çmimi i tregut nuk është i interesuar për koston e produkteve, si shembull, mund të theksoj se dy vitet e mëparshme kostoja e të gjitha produkteve të shpendëve ishte shumë më e lartë se vlera e tyre në treg dhe çmimi i paguar në dyqane” – thekson Ivajllo Gëllëbov. - Përveç kësaj, Bullgaria eksporton rreth 30 për qind të prodhimit të saj, ku pjesa më e madhe e eksporteve shkon në Greqi, sepse është një vend fqinj dhe kostot e transportit janë minimale. Sektori ynë po zhvillohet mirë, pavarësisht krizave që pasuan njëra pas tjetrës.”


Konsumatorët në Bullgari janë të shqetësuar se diçka nuk shkon dhe se dikush diku po abuzon me çmimet. Marrëdhëniet ndërmjet zinxhirëve tregtarë dhe prodhuesve, përpunuesve dhe furnitorëve bullgarë është një temë që trajton Sindikata në Industrinë Ushqimore pranë Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari. Kryetari i saj - docent Sllavço Petrov, në një intervistë për BNR – “Horizon” shprehu dyshimin se në zinxhirët tregtarë i shtohet çmimi i prodhuesit një mbiçmim prej 40 - 50 – 60 për qind e më shumë, dhe askush nuk shpjegon se nga vjen ky çmim. Së fundi, prodhuesit, veçanërisht fermerët, dhe përdoruesit përfundimtarë - klientët - janë ata që dëmtohen. “Vetëm zinxhirët tregtarë heshtin dhe nuk e ngrenë çështjen” - komentoi përfaqësuesi i sindikatës:

Sllavço Petrov

“Le të thonë tregtarët se çfarë i shtojnë këtij çmimi - qofshin shpenzimet e magazinimit, pagat e punës, energjia elektrike, etj. dhe cili është vetë mbiçmimi tregtar. Për të qenë në gjendje për të parë pse produkti i prodhuar dyfishohet. Dikush diku po fshih diçka ose abuzon me pozicionin e tij monopol. Por pasi njerëzit mësuan pak a shumë çmimin e një produkti të caktuar, të cilin e blejnë dy herë më shtrenjtë në zinxhirët tregtarë, filluan të ankohen. Dhe pyetja është se sa vëmendje u kushtohet atyre. Politikanët, ekonomistët, të gjithë komentojnë, por dy organet kryesore – Komisioni i Mbrojtjes së Konkurrencës dhe Agjencia Kombëtare e të Ardhurave heshtin për këtë temë.”

Në kërkim të zgjidhjes së problemit me çmimet e larta të ushqimeve, kabineti zyrtar formoi një njësi kombëtare koordinuese e cila do të përgatisë mekanizma për monitorimin dhe kontrollin e çmimeve të ushqimeve në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe evropian.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES, BNR




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

1454 leva /743.42 euro/ është kostoja e jetesës së një punëtori në Bullgari

Për të jetuar normalisht një punëtor në Bullgari nevojiten 1454 leva /743.42 euro/. Këtë e tregojnë të dhënat e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura /KNSB/ për tremujorin e fundit. Mbajtja e një familjeje prej tre anëtarësh (dy punëtorë dhe një..

botuar më 24-04-23 8.15.PD

Secili prej nesh është tashmë një investitor potencial, qoftë edhe me një shumë të vogël të pagës

Në botën moderne nuk mjafton të njohësh njësitë monetare të vendeve të veçanta dhe të dish se si monedhat e tyre lidhen me levin bullgar. Konvertimi i levit në euro dhe anasjelltas nuk i zgjidh problemet tona financiare për një kohë të gjatë dhe nuk..

botuar më 24-04-22 7.15.PD
Adrian Nikollov

Pagat e industrisë do të arrijnë pagat e sektorit IT

Në vitin 2023, përqindja e të rinjve që nuk punojnë dhe nuk mësojnë nën moshën 29 vjeç ishte 13.8 për qind krahasuar me 15.1 për qind një vit më parë. Në sfondin e BE-së, kjo përqindje në Bullgari mbetet e lartë. 1/7 e të rinjve joaktivë kanë arsim të..

botuar më 24-04-19 10.31.PD