Jemi thellësisht të shqetësuar nga veprimet e vazhdueshme të Shkupit për të kufizuar të drejtat e asociimit dhe shprehjes së lirë të komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut, tha zëvendësministri i jashtëm dhe zëdhënës i Ministrisë së Jashtme Kostadin Koxhabashev. Shkupi nuk ka paraqitur ndonjë argument real për kontestimin e regjistrimit të shoqatave bullgare.
“Vendimin e kanë marrë me përfshirjen joparimore, të njëanshme dhe tendencioze të emrave të shoqatave në një kontekst të deformuar historik dhe ideologjik. Fakti që bindjet e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut nuk janë në përputhje me doktrinën zyrtare ideologjike të shtetit nuk do të thotë se ato janë të papajtueshme me parimet demokratike dhe rendin juridik. Vlerësimet dhe kualifikimet për Ivan Mihajllovin në Maqedoninë e Veriut nuk qëndrojnë në dëshmi historike dhe kanë për qëllim ruajtjen e monopolit të një interpretimi të qëllimshëm dhe revizionist të historisë sonë të përbashkët”, tha Koxhabashev.
“Shqetësimet tona janë se institucionet në Shkup, në vend që të përpiqen të parandalojnë krime të reja kundër bullgarëve vendas dhe përfaqësuesve të shtetit bullgar, po humbasin energji dhe kohë duke u përpjekur të demonstrojnë se problem nuk ekziston.Ky qëndrim është kundërproduktiv për aspiratat e Shkupit për integrim sa më të shpejtë evropian”, shtojnë nga MPJ.
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..