Bullgaria nuk merr pjesë në dërgimin e përbashkët të predhave në Ukrainë së bashku me 9 vende të tjera, tha presidenti Rumen Radev në Bruksel para samitit të BE-së. Vetëm 17 vende lidhën një marrëveshje furnizimi për Ukrainën. Bullgaria u angazhua që të prodhojë predha për nevojat e partnerëve tanë, nëse ata e kërkojnë, dhe jo për Ukrainën, shtoi presidenti. Ai saktësoi se Bullgaria do të zgjerojë kapacitetin e industrisë së saj të mbrojtjes për të rimbushur rezervat e saj dhe për të ndihmuar vendet e tjera anëtare t'i plotësojnë ato, por do të vendosë një kusht që armët e shitura të mos rieksportohen në Ukrainë.
Me përjashtim të mbi 1000 zogjve të borës së malit (Fringilla montifringilla) të ngordhur më 1 janari 2025, në Qendrën e Shpëtimit të Kafshëve të Egra “Ballkani i Gjelbër”, ka të dhëna edhe për një numër më të vogël të shpendëve këngëtarë të ngordhur në..
Në një takim me Presidentin Rumen Radev, Shenjtëria e tij Patriarku bullgar Daniill e informoi atë për pasojat e vendimit përfundimtar të gjykatës për mundësinë e regjistrimit të një "kishe ortodokse" paralele. Gjatë bisedës Radev theksoi se Kisha Ortodokse..
Rreth 300 milionë leva shtesë është dimensioni financiar i anëtarësimit tonë të plotë në zonën Shengen, bëri të ditur ministri i turizmit në detyrë Evtim Milloshev. Kjo parashikohet në një analizë paraprake, sipas së cilës përfitimet direkte për..
Kopshti i Borisit në zemër të Sofjes do të bëhet sërish skena e festivalit tradicional të Pernikut "Surva". Tingulli i Survës na pastron dhe na..
Dy monedhat më të kërkuara nga bullgarët në vitin 2024 mbetën dollari amerikan dhe euroja, si në vitin 2023. Ishin jashtëzakonisht të njohura edhe..