Të shtunën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga 2 deri në 7°. Në Sofje do të jetë 3°. Para mesditës do të mbajë mot me diell, pas mesditës me vranësira dhe reshje nga perëndimi. Temperaturat maksimale do të arrijnë nga 19 deri në 24°, në kryeqytet deri në 20°.
Me diell do të jetë edhe në Detin e Zi. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 9-12°. Uji i detit do të jetë 9°.
Mbi male, pavarësisht se para dite do të jetë me diell, pas mesditës do të bjerë shi. Në zonat më të larta të maleve Rilla dhe Pirin do të bjerë borë. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë 14°, në 2000 m rreth 7°.
Të dielën, me përjashtim të Bullgarisë Lindore, reshjet e shiut do të pushojnë.
Jashtë vendit
Në Evropë, do të bjerë shi në pjesën më të madhe të kontinentit me përjashtim të Ballkanit Lindor, Apenineve, Gadishullit Iberik, pjesëve perëndimore dhe qendrore të Francës. Në Londër pritet 13°, në Moskë, në Berlin dhe në Paris – 14. Në Madrid dhe në Romë do të jetë 21° dhe 18°, në Beograd – 19°. Në Bukuresht dhe Athinë do të jetë 23 dhe 11°, në Stamboll - 15°.
Në Nju Jork dhe Montreal do të jetë 10 dhe 1°, në Vankuver dhe në Çikago do të jetë përkatësisht 5 dhe 3°. Në Los Anxhelos pritet 4°, ndërsa 23 dhe 26° në Miami dhe Meksiko Sity, 22 dhe 23° në Buenos Aires dhe Rio de Zhaneiro. Do të jetë 26° në Dubai, 22 dhe 16° përkatësisht në Jerusalem dhe Teheran.
Në fillimin e sotëm të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme parlamentare të 27 tetorit, ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev raportoi se po vazhdojnë përpjekjet e pushtetit ekzekutiv për të eliminuar..
Ndryshimet në Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë duhet të dërgohen jo më vonë se 15-20 tetor, në mënyrë që Komisioni Evropian t'i pranojë dhe Bullgaria të mos humbasë fonde. Kështu ka deklaruar në një konferencë ministrja në detyrë e..
Mbi 250 verëra po marrin pjesë në Festivalin e 12-të të Verës dhe Trashëgimisë Kulturore “Augustiada” në Stara Zagora. Ai hapet sonte në orën 17:30 me një paradë të pretendentëve për Mbretëreshën Augustiada, të grupeve folklorike dhe shoqatës për..
Bullgaria fitoi tre medalje ari dhe një argjendi në Olimpiadën Ballkanike të Informatikës, e cila u mbajt në Ohër. Medalje të artë kanë Daniell..
Një ekip i Operatorit Shtetëror të Aviacionit është gati të fluturojë për në Liban menjëherë sapo të ketë dritë jeshile për evakuimin me faza të..
Ditën e martë do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Në rajonet verilindore dhe në Detin e Zi vranësirat do të jenë të..