Drejtoresha e Agjencisë Ekzekutive për Peshkimin dhe Akuakulturën Doc. Vanja Stamatova i tha BNR se tre anijet bullgare të peshkimit në Detin e Zi, të cilat u arrestuan nga rojet kufitare rumune më 24 mars, nuk kanë lundruar në ujërat rumune.
Nuk kemi të dhëna se peshkatarët bullgarë kanë kryer ndonjë shkelje, tha për bTV-në ministri i bujqësisë në detyrë Javor Geçev. Peshkatarët bullgarë janë ndaluar në ujërat ndërkombëtare të rregulluara nga ligji i BE-së, vuri në dukje ai. Sipas tij, në Bullgari lejohet kapja e peshkaqenëve. Nuk ka asnjë ndalim as në BE. Ekziston një ndalim i pjesshëm i vendosur nga vetë rumunët për peshkatarët dhe ujërat rumunë. Bullgaria do të mbrojë interesat e veta ekonomike dhe të qytetarëve të saj, theksoi Geçev. Peshkatarët do të marrin ndihmë ligjore për të rikthyer anijet e sekuestruara në Konstancë.
"Nuk ka ende një akt zyrtar mbi bazën e të cilit janë ndalur anijet bullgare të peshkimit dhe kjo ngre shqetësime serioze," tha zëvendësministri i bujqësisë Georgi Sëbev në qytetin Ballçik(Bullgari Verilindore), i cili u takua me peshkatarët e arrestuar dhe tashmë të liruar.Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj që ai t'i përgjigjet të gjitha pyetjeve në shoqëri. Kryeministri ka komentuar edhe buxhetin..
Kryeministri Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë më 19 shkurt në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Bullgaria mori një ftesë nga Pallati Elysee..
Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e shpenzimeve nuk do të kalojë 40 për qind të PBB-së. Projektbuxheti përfshin programin e investimeve..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..