Në Ditën e djeshme Botërore të Teatrit, në Teatrin Popullor "Ivan Vazov" në Sofje u ndanë çmimet kombëtare të artit skenik "Ikar".
Produksioni "Orfeu" i Teatrit Popullor i regjisorit slloven Jernej Lorenzi mori tre statuja - për shfaqjen më të mirë, për regjinë dhe për shfaqjen e publikut. Interpretimi i Vlladimir Penev në "Vera e Pashkëve" po në Teatrin Popullor u vlerësua për rolin më të mirë kryesor mashkullor. Svetllana Jançeva mori çmimin për rolin kryesor femëror në "Oh, ditë të lumtura" në punëtorinë e teatrit “Sfumato”.
Çmimi për artin e cirkut shkoi për Lucrezia Mario Malevolti për përsosmëri në zhanrin e kuajve, dhe këngëtari Ljubo Kirov mori një çmim për arte atraksioni dhe skenike. Teodosij Spasov mori çmimin për muzikën bashkëkohore bullgare për turneun e tij botëror. Maria Stefanova u nderua me statujën për nder dhe dinjitet si aktorja më e moshuar në Bullgari që po vazhdon të shfaqet në skenë.
Zornica Sllavova dhe S-MO morën çmimin e madh në konkursin për muzikën e re bullgare, pop dhe rok, “Pranvera'23”. Mes 12 këngëve finale, fituesja e edicionit të 54-të të konkursit muzikor fitoi votën e jurisë me këngën “Zgjedhje”. Ajo dhe S-MO do të..
Panairi i XVI i Librit dhe Festivali Ndërkombëtar Letrar për Fëmijë dhe të Rinj në Sofje u hapën në kryeqytet përpara Pallatit Kombëtar të Kulturës. Një numër rekord prej 144 shtëpish botuese marrin pjesë në 60 tenda. Deri më 4 qershor do të mbahen..
Dritë, peizazhe baritore, ndërthurje të kundërtash – të gjitha këto i gjejmë në ekspozitën e artistit të talentuar Kostadin Zhikov në galerinë “Milenium” të kryeqytetit. I njohur tashmë për publikun tonë me një tjetër ekspozitë të tij - "8 burra..
Zornica Sllavova dhe S-MO morën çmimin e madh në konkursin për muzikën e re bullgare, pop dhe rok, “Pranvera'23”. Mes 12 këngëve finale, fituesja e..