Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekstremistët politikë kërcënojnë shkollat me bomba përmes internetit

| rinovuar më 23-03-28 12.03.MD
Foto: BGNES

Versioni kryesor i e-mail-eve për kërcënimet me bomba në shkollat në vendin tonë është se ato janë sulme hibride të lidhura me Rusinë, tha ministri i brendshëm Ivan Demerxhiev. Shërbimet partnere në Evropë dhe SHBA janë alarmuar dhe po punojnë për ta përcaktuar burimin, kërcënime të ngjashme ka edhe në vende të tjera evropiane.

Sulmet në internet ku dhjetëra shkolla në Bullgari morën email-e të kërcënimit me bombë janë gjasa nga një grup hakerash që merren me ekstremizëm politik. Kështu tha për BNR, Javor Kolev, ish-shefi i Departamentit të Krimeve Kibernetike në Drejtorinë për Luftimin e Krimit të Organizuar.

"Këto janë grupe hakerësh të angazhuar në ekstremizëm politik, që kanë qëllim të fusin panik dhe frikë në shoqëri. Nga analiza e materialeve të publikuara në media, mund të konstatoj se sulmi është i huaj, me shumë gjasa nga Federata Ruse. Një email i dërguar në orën 09:00 në shkolla të shumta në qytete të ndryshme në të gjithë vendin synon të shqetësojë shoqërinë”. Një sërë shkollash në Bullgari marrin kërcënime të tilla për të dytën ditë.

Më shumë nga rubrika

Festivali i XX-të Ndërkombëtar Etnik “Fëmijët e Ballkanit” mbledh 2000 pjesëmarrës

Afro 2000 fëmijë dhe mysafirë nga Bullgaria, Bosnja dhe Hercegovina, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi do të marrin pjesë më 31 maj dhe 1 qershor në edicionin e 20-të të Etno-Festival Ndërkombëtar të Fëmijëve “Fëmijët e Ballkanit - me..

botuar më 23-05-31 6.35.PD

Parashikimi i motit për 31 majin

Ditën e mërkurë para mesditës do të jetë me diell. Më pas do të mbajë vranësira dhe kryesisht mbi Bullgarinë Perëndimore do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima. Ka kushte për breshër. Temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri..

botuar më 23-05-30 7.20.MD
Këshilli i Ministrave

Kabineti propozoi zgjatjen e efektit të Buxhetit 2022

Kabineti i propozon parlamentit të zgjasë veprimin e të ashtuquajturit ligj shtesë të Buxhetit për vitin 2022 deri në miratimin e një kuadri financiar tërësisht të ri për vitin aktual, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Projektligji i propozuar..

botuar më 23-05-30 6.47.MD