Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti ukrainas kërkon kontakt me Kinën

Vollodimir Zelenski
Foto: EPA/BGNES

Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski i drejtoi një ftesë presidentit kinez Si Czinpin për të vizituar vendin e tij. “Ne jemi gati të takohemi me të”, i tha Zelensky AR, duke veçuar presidentin kinez si një nga liderët botërorë më domethënës dhe strategjikisht të rëndësishëm, i cili ende nuk e ka vizituar Ukrainën. “Dua të bisedoj me të. Kisha kontakte me të para luftës. Por për më shumë se një vit, nuk kam pasur një kontakt të ri”, shpjegoi Zelenski.

Për çdo propozim specifik për paqen, Si Czinpin është i detyruar të kontaktojë drejtpërdrejt me Presidentin Vollodimir Zelenski, tha kryeministri britanik Rishi Sunak para Komitetit për Çështjet Procedurale në Dhomën e Komunave në Parlamentin Britanik. Sunak është i mendimit se veprimet e fundit të Pekinit në agresionin rus kundër Ukrainës minuan pozicionin e neutralitetit të Kinës. Në të njëjtën kohë, kryeministri përshëndeti qëndrimin kinez për ruajtjen e integritetit territorial të Ukrainës.

Ukraina duhet të marrë avionë luftarakë F-16 ose avionë të tjerë të gjeneratës së katërt. Por jo tani, por në të ardhmen. Tani partnerët perëndimorë duhet të fokusohen në transferimin e aseteve të mbrojtjes ajrore. Kështu u shpreh para Komisionit për Armatimet në Senatin amerikan  shefi i Pentagonit gjen. lojid Ostin.

Javën e fundit, forcat ruse arritën të kapin rreth dy kilometra katrorë në Bahmut dhe tani mbajnë rreth 65 për qind të qytetit, njoftoi Instituti për Studimin e Luftës - ISW.Ofensiva ruse tani është e përqendruar në një hark prej rreth 160 kilometrash përgjatë frontit, me sulme veçanërisht të rënda në Avdeevka, të cilën gjithashtu po përpiqen ta rrethojnë dhe të kapin.



Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 9 qershorin 2023

Ditën e premte do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës mbi Bullgarinë Perëndimore do të mbajë vranësira, por vetëm vende-vende do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 16°, në Sofje - 11°. Temperaturat maksimale..

botuar më 23-06-08 6.55.MD

Në dhjetor nisin fluturimet ndërmjet Sofjes dhe Tiranës

Aviokompania Wizz Air starton një linjë të re direkte nga Sofja deri në Tiranën e Shqipërisë. Këtë e njoftoi TravelNews, duke cituar transportuesin. Fluturimet do të nisin nga 18 dhjetori 2023 dhe do të jenë tre herë në javë - të hënën, të mërkurën dhe..

botuar më 23-06-08 5.49.MD

Ligji për të huajt u miratua në lexim të parë

Kuvendi Popullor miratoi në lexim të parë ndryshimet në Ligjin për të Huajt. Me ato aplikohen masa për zbatimin e rregulloreve evropiane për përdorimin e Sistemit të Informacionit Shengen me qëllim kthimin e shtetasve nga vendet e treta që qëndrojnë..

botuar më 23-06-08 3.21.MD