Edhe nëse Bullgaria arrin të rinegociojë Planin e saj të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, objektivat e arritjes së neutralitetit klimatik duhet të mbeten në të, njoftuan nga Komisioni Evropian për BNR. Kjo do të thotë se Sofja duhet të ndajë të paktën 37 për qind të kostove të planit për tranzicionin klimatik dhe për zbatimin e rekomandimeve specifike për Bullgarinë. Ato janë për dekarbonizimin e ekonomisë, e cila është ndër më emetuesit e karbonit në BE. Sofja ende nuk e ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për rinegocim, njofton korrespondentja e BNR Angelina Piskova nga Brukseli.
Ministri i energjetikës Rosen Hristov tha se i ka kërkuar Komisionit Evropian që Bullgaria të rinegociojë detyrimin e marrë përsipër nga qeveria e Kirill Petkov për të reduktuar emetimet e karbonit në prodhimin e energjisë elektrike me 40 për qind deri në vitin 2026.
Në buxhetin e vitit 2025 propozohet një deficit prej 3 për qind. Në parashikimin buxhetor afatmesëm, deficiti prej 3 për qind është vendosur deri në vitin 2028. Deri atëherë, borxhi i shtetit do të rritet në 81 miliardë leva 41.57 miliardë euro)...
Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 2.4 për qind në tremujorin e tretë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, treguan të dhënat paraprake nga Instituti Kombëtar i Statistikave (NSI). Kjo përbën një përshpejtim të rritjes, pasi PBB-ja u..
Një vit me rezultate të mira në sektorin bankar, i arritur në një mjedis të vështirë të brendshëm dhe të jashtëm. Kështu e ka vlerësuar vitin që po shkon 2024 para gazetës “24 Çasa” Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev, me rastin e..
Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit miratoi çmimin e gazit natyror për muajin janar me vlerë 81,94 leva/MWh, pa taksat. Pavarësisht se çmimi i..
Përfitime të rëndësishme ekonomike priten për Bullgarinë (me popullsi 6.5 milion njerëz) dhe Rumaninë (19 milion njerëz), të cilat u bënë anëtarë të plotë të..
Nga 2 janari, Banka Kombëtare Bullgare (BNB) hedh në qarkullim monedha përkujtimore ari me temë "Virgjëresha Mari - Molla e Artë". Monedhat kanë prerje 10,..