Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kievi u bëri thirrje rusëve të mos birësojnë fëmijët e dëbuar nga Ukraina

Foto: Reuters

Zëvendëskryeministrja ukrainase Irina Vereshçuk u bëri thirrje rusëve që të mos birësojnë fëmijët që u rrëmbyen dhe u dëbuan nga Ukraina gjatë luftës aktuale, njoftoi Reuters. Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë lëshoi ​​kohët e fundit një urdhër arresti për presidentin Vlladimir Putin dhe komisioneren për të Drejtat e Fëmijëve Maria Llvov-Bellova, duke i akuzuar ata për kryerjen e një krimi lufte në lidhje me dëbimin e paligjshëm të qindra fëmijëve. “U kujtoj të ashtuquajturve prindër dhe birësues rusë, që herët a vonë do të mbani përgjegjësi”, theksoi Vereshçuk. Në një fjalim para Parlamentit Evropian, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri thirrje që të bëhen përpjekje shtesë për të zbuluar vendndodhjen e fëmijëve ukrainas të rrëmbyer nga forcat ruse. Sipas të dhënave të Ministrisë ukrainase të Riintegrimit të Territoreve të Pushtuara, deri më tani 19 514 fëmijë u dëbuan ilegalisht nga vendi.

Forcat e armatosura të Ukrainës ranuan se ushtria ruse dhe kompania private ushtarake Wagner bënë përparim në përpjekjet e tyre për të kapur Bahmutin, njoftoi Reuters. Në të njëjtën kohë, Shtabi i Përgjithshëm thekson se mbrojtësit po mbajnë qytetin dhe kanë zmbrapsur një numër të madh sulmesh.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike po zhvillon një koncept të ri për mbrojtjen e centralit bërthamor në Zaporozhie, i cili është nën kontrollin e forcave ruse, njoftoi udhëheqësi i saj, Rafaell Grosi gjatë vizitës së tij në termocentral. France Press citoi fjalët e tij se po bëhet një përpjekje për të gjetur një kompromis mes Moskës dhe Kievit: “Po përpiqem të përgatis propozime realiste që do të pranohen nga të dyja palët”. Sipas Grosit, aktiviteti ushtarak në zonën e centralit u rrit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev (djathtas) me kryeministrin në detyrë Dimitër Gllavçev

Deri të hënën, kryeministri në detyrë duhet të paraqesë një përbërje të re të kabinetit

Presidenti Rumen Radev ngarkoi kryeministrin në detyrë Dimitër Gllavçev që të propozojë përbërjen e re të qeverisë së përkohshme. "Kriza në një institucion nuk shuhet me ndezjen e zjarrit në një tjetër. Duhet të propozoni me kujdes ndryshime..

botuar më 24-08-22 1.16.MD
Pamje nga vendpushimi Sllënçev Brjag

Punëtorët aziatikë filluan të zhdukeshin dhe të iknin nga hotelet përgjatë Detit të Zi

Ekziston një kanal për transferimin e punëtorëve në Evropën Perëndimore, tha nënkryetari i Shoqatës Bullgare të Hotelerisë dhe Restoranteve Veselin Nallbantov. Hotelet përgjatë bregdetit bullgar të Detit të Zi raportuan se punëtorët sezonalë nga..

botuar më 24-08-22 10.46.PD

Parashikimi i motit për 22 gushtin

Ditën e enjte do të mbajë mot me diell dhe vranësira pasdite, kryesisht në zonat malore. Aty dhe vende-vende në Fushën e Danubit dhe në atë të Trakisë së Epërme do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16..

botuar më 24-08-21 7.30.MD