Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkolla bullgare "Dr. Petër Beron" në Pragë feston 75 vjetorin e themelimit të saj

7
Foto: bgschool.eu

Në vitet 1920, kopshtarët bullgarë - të njohur për aftësitë e tyre - u vendosën në afërsi të qyteteve të mëdha çeke, ku krijuan një shkollë private bullgare, që të njohin fëmijët e tyre rrënjët dhe gjuhën amtare.

Duke rrëfyer historinë 75-vjeçare të shkollës së mesme bullgare "Dr. Petër Beron" në Pragë, drejtoresha Maria Nosikova thekson punën pioniere në atë kohë të bullgarëve patriotë. E megjithëse shkolla e tanishme u hap në vitin 1948 me vendim të Ministrisë së Arsimit, trashëgimtarët e saj i konsiderojnë pikërisht ata bullgarë të parë patriotë themelues shpirtërorë të shkollës.

Në hapjen e vitit shkollor jubilar 2022/2023

“Përvjetorin e shkollës do ta festojmë me shumë ngjarje – thotë Maria Nosikova për Radio Bullgarinë. - Kryesorja është koncerti festiv nën moton "75 vjet shpirt, kulturë dhe iluminizëm bullgar në zemër të Evropës", i cili do të mbahet më 31 mars në sallën e madhe të bibliotekës së qytetit në Pragë. Më pas, në sheshin në zemër të qytetit, do të ketë një skenë të hapur ku grupet e shumta vizitore - kryesisht nga Bullgaria - do të kenë mundësinë të performojnë. Në këtë vend do të jetë edhe Pazari i Pashkëve. Dhe duke qenë se priten shumë bullgarë dhe jo vetëm, ne dëshirojmë të tregojmë fytyrën më të mirë, autentike dhe origjinale të vendit tonë”.

Maria Nosikova

Për të ringjallur kujtimet e dashura të kohës së kaluar në shkollën bullgare, për herë të parë njerëz nga gjenerata të ndryshme do të mblidhen në një takim të ish-maturantëve. Dy prej tyre - Cvetelinka Mallçeva dhe Ivo Rashev - arritën të gjenin afro 200 ish nxënës dhe u dërguan ftesa të gjithëve. “Kemi më shumë se njëqind konfirmime dhe mezi e presim ngjarjen”, thotë drejtoresha. Maria Nosikova e drejton vëmendjen te arritjet e më të rinjve.

Nxënësit e klasës së parë mbajnë një mësim të hapur me temën  „Kafshët e egra”

Ne jemi shumë krenarë për atletët