Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 1 prillin

Temperaturat do të arrijnë deri në 23 gradë, në vendet më të larta do të bjerë borë

Foto: BGNES

Nesër, më 1 prill, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5° dhe 10°, në Sofje rreth 7°. Para mesditës kryesisht në veriperëndim të Bullgarisë do të ketë reshje shiu, ndërsa pasdite do të ketë reshje shiu edhe në pjesën tjetër të vendit. Në mbrëmje, në disa vende reshjet do të jenë intensive dhe të shoqëruara me bubullima. Moti do të mbetet i ngrohtë me temperatura maksimale ndërmjet 18° dhe 23°, në Sofje rreth 18°.

Mbi malet vranësira do të jetë e konsiderueshme, pas mesditës në shumë vende me reshje, mbi 2200 m - me borë. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 14°, në 2000 m - rreth 6°.

Temperaturat maksimale në Detin e Zi do të jenë ndërmjet 18° dhe 22°, 12°-15° në veri të Kepit të Kaliakras. Temperatura e ujit të detit do të jetë 8-9°.

Moti jashtë Bullgarisë:

Në Londër temperatura maksimale do të jetë 12 gradë, në Paris – 14, në Madrid dhe Bukuresht – 20, në Berlin – 11, në Vjenë dhe Beograd – 15, në Romë – 18, në Stamboll – 19, në Athinë – 22.

Në Nju Jork dhe Buenos Aires, temperatura maksimale do të arrijë 21 gradë, në Los Anxhelos - 22, në Çikago - 7, në Montreal - 12, në Vankuver - 9, në Rio de Zhaneiro - 32, në Jerusalem - 17, në Dubai. - 31.

Përktheu dhe publikoi: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

Prokuroria propozoi heqjen e imunitetit parlamentar të liderit të GERB-it

Prokuroria e qytetit të Sofjes i propozoi prokurorit të përgjithshëm që të kërkojë imunitetin parlamentar të liderit të GERB-it, Bojko Borisov, në të ashtuquajturën çështje “Barcelonagate”. Sipas prokurorit mbikëqyrës të çështjes, u mblodhën prova se..

botuar më 23-05-31 9.24.PD
Vera Jourova

BE do të bindë Bullgarinë të prodhojë predha për Ukrainën

Udhëheqësit evropianë do të përpiqen të bindin Bullgarinë që të ndihmojë në armatimin e Ukrainës me municionе, tha zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian Vera Jourova. “Nuk ka masa dhe procedura të veçanta. Gjithmonë ka metoda të negociatave..

botuar më 23-05-31 9.17.PD

Festivali i XX-të Ndërkombëtar Etnik “Fëmijët e Ballkanit” mbledh 2000 pjesëmarrës

Afro 2000 fëmijë dhe mysafirë nga Bullgaria, Bosnja dhe Hercegovina, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi do të marrin pjesë më 31 maj dhe 1 qershor në edicionin e 20-të të Etno-Festival Ndërkombëtar të Fëmijëve “Fëmijët e Ballkanit - me..

botuar më 23-05-31 6.35.PD