Pas imitimeve të tij brilante që fituan zemrat e publikut në një program të njohur televiziv, muzikanti Toma Zdravkov i rikthehet imazhit të tij të idhullit artistik rock me një version të ri të një kënge të vjetër.
I orkestruar posaçërisht në frymën e rock-ut, hiti i vjetër “Mbrëmja blu” tashmë ka versionin e tij modern. E njohur për brezat e vjetër të bullgarëve nga performanca e të paharruarit Kirill Semov dhe Big Bend-it të BNR, kjo këngë është bërë një evergreen, një emblemë e pop-xhazit bullgar nga fundi i viteve 1950. Muzika e Emill Georgievit dhe teksti i Najden Vëllçevit tingëllojnë sot në stilin e Tomas dhe repertorit të tij.
Këngëtari, i njohur për fansat e rock-ut për aftësitë e tij vokale, rikrijon "Mbrëmjen blu" në një mënyrë emocionale. Ideja e aranzhimit është e Rumen Bojaxhievit (nga grupi FSB), producenti muzikor i këngës është Teodor Jankov.
I pyetur nëse është dakord që “Mbrëmja blu” të modernizohet, doajeni Najden Vëllçev u përgjigj: “Sigurisht, me gëzimin më të madh! Këngët e bukura të së shkuarës duhet të rikrijohen nga artistë të tillë të talentuar si Toma për të pasur një jetë të re dhe një audiencë të re. Kjo i bën ato të përjetshme!”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..