Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

UNESCO nderoi artisten e re Viktoria Ivanova

Foto: Shkolla e artit "Kolorit"

Një vizatim i një artisteje të re nga Pleveni është vlerësuar me çmimin më të lartë në Konkursin Ndërkombëtar të Arteve Pamore të organizuar nga Qendra e UNESCO-s në qytetin francez të Troyes. Vizatimi pastel "Legjenda e një dordoleci" i solli tetëmbëdhjetë vjeçares Viktoria Ivanova dekoratën "Çmimi i UNESCO-s" - një medalje nderi dhe një certifikatë, njoftoi BTA.

Dhjetë fëmijë të tjerë të shkollës morën çmimin "Autor i nominuar" dhe pesë u shpërblyen me çmimin "Autor i zgjedhur". 38 artistë të vegjël nga shkolla e Plevenit marrin certifikatën "Kujtime për të ardhmen".


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

 Stefan Komandarev

Filmi i ri i Stefan Komandarev renditet ndër bashkëprodhimet më të mira

Projekti i fundit i regjisorit Stefan Komandarev - "Universi Bllok" - është një nga 35 të përzgjedhurit në forumin më të rëndësishëm botëror për bashkëprodhimet filmike, Berlinale Co-Production Market. Çdo vit ka qindra kandidatë, procesi i..

botuar më 25-01-10 12.09.MD

Filmi më i ri bullgar "Para se të harroj" tregon një histori familjare për kujtesën dhe dashurinë

Filmi më i ri bullgar "Para se të harroj" mund të shihet që nga sot në kinema. Ai rikrijon realitetin e trishtuar të një prej sëmundjeve më të zakonshme moderne - demencës. Skenaristja Teodora Stoillova-Donçeva është frymëzuar nga ngjarje reale. Filmi..

botuar më 25-01-10 6.25.PD
Paloma dhe Klod. Kopertina e librit, 16.IV.1950

Grafika të piktorit Picaso prezantohen në Sofje

Në Galerinë e Arteve "Kvadrat 500" (pjesë e Galerisë Kombëtare) në Sofje, një ekspozitë prezanton koleksionin e Galerisë Kombëtare, që përmban njëzet e një fletë grafike të piktorit Pikaso (1881–1973).  Veprat janë të lidhura tematikisht me..

botuar më 25-01-08 4.35.PD