Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radan Kënev nga Bullgaria Demokratike: Nuk kemi mandat për koalicion me GERB

Radan Kënev
Foto: Ani Petrova

Radan Kënev, kreu i "Bullgarisë Demokratike" (DB), pjesë e koalicionit që zuri vendin e dytë në zgjedhjet parlamentare të 2 prillit, deklaroi se nuk sheh opsion për koalicion me GERB-in. “Ne nuk kemi mandat politik nga votuesit tanë për të formuar një qeveri koalicioni me GERB-in, sepse kemi premtuar pikërisht të kundërtën gjatë fushatës zgjedhore”, tha ai. Sipas tij, ka formula për formimin e qeverisë që nuk janë koalicion politik. Kënev i cilësoi si thashetheme pohimet e ish-deputetit të “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Ivan Hristanov se një ministër përgjegjës e ka informuar për negociatat mes GERB-it dhe DB-së për formimin e qeverisë. Dje edhe PP njoftoi se nuk do të marrë pjesë në koalicion me GERB-in. 

Konferenca e parë për media e PP-DB pas zgjedhjeve është planifikuar për të premten.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 12 korrikun

Ditën e premte do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 20 dhe 24°, në Sofje 20°. Maksimumi do..

botuar më 24-07-11 7.25.MD

Dy korridore logjistike të NATO-s do të kalojnë përmes Bullgarisë

Bullgaria do të jetë një kryqëzim i dy korridoreve të transportit logjistik të NATO-s. Në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar në takimin e Aleancës në Uashington, Italia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria do të bashkëpunojnë në kuadër..

botuar më 24-07-11 6.18.MD
Ramadan Altaj

Grupi i DPS-së u pakësua me dy deputetë të tjerë

Pas përjashtimit të 17 deputetëve nga Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS), mes tyre edhe Xhevdet Çakërov, bashkëkryetari i Lëvizjes, u bë e qartë se deputeti Ahmed Vrançev ka shprehur me shkrim dëshirën për t'u larguar nga grupi parlamentar i DPS-së...

botuar më 24-07-11 4.32.MD