Legjenda e kanotazhit bullgar Rumjana Nejkova, pjesëmarrëse në 5 olimpiada, feston 50 vjetorin e saj. Nejkova ka filluar të merret me kanotazh në vitin 1985. Në vitin 1989 u bë nënkampione e botës për vajza dhe një vit më vonë triumfoi me titullin për vajza. Rumjana fitoi medaljen e saj të parë për femra - bronz - në Kampionatin Botëror në Kanada në 1999. Ajo gjithashtu ka një medalje të argjendtë nga Olimpiada e Sidneit në vitin 2000 në disiplinën skif. Rumjana Nejkova fitoi titullin botëror në skif dy herë - në Sevilje në 2002 me një rekord botëror - 7.07 min, dhe një vit më vonë - në Milano, ndërsa në 2007 në Munih – një medalje argjendi. Në të njëjtin vit ajo u bë kampione evropiane në Poznan.
Ajo ishte fituesja e parë e Çmimittë Federatës Ndërkombëtare të Kanotazhit (FISA) në vitin 2002 “Sportistja Nr. 1 e kanotazhit”, kur u krijua sondazhi. Në vitin 2004, Rumjana Nejkova fitoi medaljen e bronztë në skif në Lojërat Olimpike Verore në Athinë. Pika më e madhe e karrierës së Nejkovës ishte titulli në Pekin në vitin 2008 në paraqitjen e saj të pestë olimpike.Belloslava Krësteva nuk arriti të fitojë Kampionatin Botëror të Shahut për femra nën 20 vjeç të luajtur në Mexico City. Në ndeshjen e fundit të 11-të ajo humbi me figurat e bardha nga argjentinasja Candela Gekamburu. Bullgarja 19-vjeçare nga Sofja,..
Nën moton “Të gjithë së bashku për sportin”, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon Javën Evropiane të Sportit #BeActive nga 23 deri më 30 shtator. Programi i veprimtarisë përfshin nisma të shumta për promovimin e sporteve aktive, përmirësimin e..
Një medalje ari, 4 argjendi dhe 3 bronzi – ky është bilanci i pjesëmarrjes së Bullgarisë në Kampionatin Evropian të Sumos në Poloni më 16 dhe 17 shtator. Në garë morën pjesë 8 garues bullgarë. Ari i takoi Presijan Mihovit në kategorinë deri në 77 kg...
Belloslava Krësteva nuk arriti të fitojë Kampionatin Botëror të Shahut për femra nën 20 vjeç të luajtur në Mexico City. Në ndeshjen e fundit të 11-të..