Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 1 deri në 4°, në Sofje – 0°. Temperaturat maksimale do të jenë prej 11 deri në 16°. Në kryeqytet do të jetë deri në 11°. Dita do të nisë me diell. Por nga perëndimi do të përhapen vranësira. Në shumë vende do të bjerë shi deri në mbrëmje.
Përgjatë Detit të Zi do të ketë vranësira të shpërndara pa reshje. Temperaturat maksimale do të jenë 10-12°. Uji i detit është 9-10°. Eksitimi i detit do të jetë deri në 2-3 ballë.
Mbi malet do të mbajë vranësira, mbi masivet perëndimore do të bjerë borë mbi 1200 m. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë 4, në 2000 metra minus 2°.
Të Dielën e Dafinave temperaturat do të mbeten të ngrohta, por në pjesën më të madhe të vendit do të ketë reshje shiu.
Parashikimi i motit jashtë vendit
Në Evropë, do të jetë pa shi mbi Ishujt Britanikë, Francë dhe Gadishullin Iberik. Në pjesën tjetër do të ketë reshje shiu, veçanërisht intensive në Evropën Qendrore, do të bjerë në vendet baltike. Në Londër dhe Paris pritet 14°, kurse në Berlin dhe Moskë do të jetë deri në 11°, në Romë do të jetë 12°. Madridi mbetet kryeqyteti më i ngrohtë evropian me 26°. Në Beograd dhe Bukuresht do të jetë përkatësisht 12° dhe 14°. Në Athinë do të jetë 18° dhe në Stamboll 15°.
Në Nju Jork dhe Montreal do të jetë 14° dhe minus 4°, në Vankuver dhe në Çikago do të jetë 10 dhe 4°. 13° pritet në Los Anxhelos, 26° dhe 17° në Miami dhe Mexico City, 20 dhe 25° në Buenos Aires dhe Rio de Janeiro. Në Dubai do të jetë 29°, në Jerusalem dhe Teheran do të jetë përkatësisht 23° dhe 22°.Paraditen e së premtes do të ketë mjegull në ultësira dhe lugina. Vranësirat do të fillojnë të shtohen nga perëndimi. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 2 deri në 3°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës do të ketë..
Kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmës kapiteni Danaill Veselinov u kthyen në Bullgari pas 430 ditësh në robëri nga huthët jemenas. Anija “Galaxy Leader” me dy bullgarët në bord u rrëmbye në Detin e Kuq më 19 nëntor 2023, pak pas fillimit të armiqësive në..
Ambientalistët protestuan para Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave kundër synimeve për reduktimin e territorit të Parkut Natyror “Sinite Kamëni” (“Gurët Blu”) dhe krijimin e vendbanimeve. Sipas ambientalistëve, nëse nuk ndërpritet ndërtimi në park,..
Ditën e shtunë, 25 janar, Radio Kombëtare Bullgare shpërndau çmimet e saj vjetore "Sirak Skitnik". Nënpreisidentja Ilijana Jotova ia dhuroi çmimin e madh..
61% e bullgarëve hasin lajme të rreme çdo ditë, sipas një sondazhi të Agjencisë “Mjara”, të kryer deri më 17 janar. Të paktën një herë ose disa herë në..
Bullgaria renditet e fundit për sa i përket kënaqësisë nga jeta në mesin e të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Kështu tregojnë të dhënat e..