Komiteti i iniciativës, i mbështetur nga partia "Vëzrazhdane", dërgoi 590 mijë nënshkrime në parlament për sondazhin nëse levi bullgar duhet të jetë valuta e vetme zyrtare në Bullgari deri në vitin 2043, njoftoi BTA. Qëllimi është që në vjeshtë, së bashku me zgjedhjet lokale, qytetarët bullgarë për herë të parë të votojnë për fatin e levit bullgar.
Sipas kreut të “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, shkatërrimi i levit bullgar do të çojë në shkrirjen e kursimeve të qytetarëve bullgarë, zhvlerësim të të ardhurave dhe do të likuidojë pavarësinë financiare të Bullgarisë. Pyetjes nëse pret një sulm kundër referendumit, lideri i “Vëzrazhdane” iu përgjigj se nuk përjashton mundësinë që nga “Bullgaria Demokratike” të ketë pyetje, sinjale dhe denoncime.
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..